MENU
klinika

Rinisin bombardimet

Armenia dhe Azerbajxhani shkelin armëpushimin

10.10.2020 - 16:08

Dy rivalët akuzojnë njëri-tjetrin për thyerjen e armëpushimit në Nago-Karabakun vetëm pas pak minutash nga hyrja e tij në fuqi.

Azerbajxhani dhe Armenia kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të menjëhershme të kushteve të armëpushimit në rajonin e Nago-Karabak-ut, duke ngritur pikëpyetje se sa efekt do të ketë armëpushimi, i ndërmjetësuar nga Rusia.

Armëpushimi, i vendosur pas bisedimeve maratonë në Moskë, mbështetur nga presidenti rus, Vladimir Putin, kishte për qëllim të ndalonte luftimet dhe të nxiste forcat etnike armene në Nago-Karabak dhe forcat azerbajxhanase të shkëmbenin të burgosurit e luftës dhe viktimat.

Por brenda pak minutash nga hyrja në fuqi e armëpushimit nga mesdita e së shtunës, të dy palët akuzuan njëra-tjetrën për prishjen e saj.

Ministria armene e mbrojtjes akuzoi Azerbajxhanin për bombardimin e një vendbanimi në brendësi të Armenisë ndërsa, forcat etnike armene në Nagorno-Karabak-ut deklaruan se forcat azere kishin filluar një mbrojtje të re vetëm 5 minuta pas marrëveshjes.

Azerbajxhani tha se forcat armike në rajonin e Karabakut po bombardonin territorin azer. Të dy palët vazhdimisht kanë mohuar pohimet e njëri-tjetrit në lidhje me aktivitetin ushtarak. Sipas ligjit ndërkombëtar, Nagorno-Karabak njihet si pjesë e Azerbajxhanit.

Por armenët etnikë, të cilët përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë, refuzojnë sundimin azerbajxhanas dhe kanë drejtuar punët e tyre me mbështetjen e Armenisë që nga lufta shkatërruese në vitet 1990 pas shembjes së Bashkimit Sovjetik.

Më herët sot, Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, i cili ndihmoi në ndërmjetësimin e bisedimeve të armëpushimit në Moskë, tha në një deklaratë se armëpushimi ishte arritur për qëllime humanitare e për të shmangur viktimat.

“Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq do të ndihmojë që armëpushimi të funksionojë”, tha ai.

Por Bernard Smith i Al Jazeera, duke raportuar nga Stepanakart në rajonin e Nagorno-Karabakut, tha se armëpushimi është shkelur.

“Në cilin nivel apo masë nuk është e qartë ende,” tha ai.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev tha se palët ndërluftuese tani janë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje politike, por pohoi se derisa kjo të arrihet do ketë të tjera luftime.

“Ne do t’i shkojmë deri në fund dhe do të marrim atë që na takon me të drejtë”, tha ai.

Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov gjithashtu tha se ky ‘armëpushim humanitar’ do të zgjasë për aq kohë sa do i nevojitet “Kryqit të Kuq” për të këmbyer viktimat mes vendeve.

Sinem Koseoglu i Al Jazeera, duke raportuar nga Tartar në Azerbajxhan, tha se armëpushimi “nuk është mirëpritur nga populli Azerbajxhanas”.

“Ata besojnë se pas 30 vjetësh… kjo është hera e parë që ata kanë epërsinë. Kanë fuqi ushtarake me armë më të sofistikuara. Ata besojnë se një armëpushim afatgjatë do të ndihmojë armenët të forcohen,” tha ajo.

Përkthyer dhe përshtatur nga aljazeera/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN