Presidenti Ilir Meta tha se në cilësinë e kreut të shtetit ka të gjithë të drejtën për të shpërndarë Parlamentin, pasi vendi tha ndodhet në kushtet e një “grushti shteti”.
“Presidenti ka të drejtë në kushtet e një grushti shteti sic është Shqipëria sot sidomos pas cënimit të 5 qershorit e shumë akteve të tjera, presidenti ka të drejtën e Zotit të kërkojë popullit të batojë dekretet e presidentit kur institucionet janë të kapura nga mafia e oligarkët.
Kaq po them më shumë do shikoni në të ardhmen nëse do ketë shaka të tilla, ju vazhdoni provokoni popullin shqiptar, s’ka destabilitet më të madh se sa kjo që ndodh në Shqipëri”.
Kreu i shtetit tha se akti më i madh që do bëjë në historinë e vendit, pas zgjedhjeve të 25 prillit, do jetë kthimi në epokën e sundimit përmes referendumeve.
”Akti më i madh që do bëj në historinë e Shqipërisë bashkë me popullin shqiptar do e fusim Shqipërinë pas 25 prillit në epokën e sundimit të popullit përmes referendumit, vetëm ajo do sjellë sundimin e ligjit.
Ne do kthejmë në epokën e sundimit përmes referendumeve, vetëm ajo e mbron Shqipërinë, pa garantuar sovranitetin e popullit nuk garantojnë sovranitetin e shtetit. Jo më shpejt se 25 prilli se kjo kërkon parlament të ri e vullnet politik”.