MENU
klinika

Ja çfarë thotë Rama!

A do jetë më 1 janar Kushtetuesja funksionale?

07.10.2020 - 18:26

Kryeministri Edi Rama nuk ka preferuar të japë datë për kthimin në funksionalitet të Gjykatës Kushtetuese por tha se Shqipëria nuk mund të penalizohet për shkak të spastrimit të madh që ka bërë nëpërmjet procesit të vettingut, duke iu referuar një nga kushteve për konferencën e parë ndërqeveritare që shënon dhe nisjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Rama tha se nuk mund të bëjë planifikime por se shpreson të ndodhë.

“Nuk jam në gjendje të bëj planifikime. Nuk është një proces që varet nga qeveria apo që lidhet me Kryeministrinë, procesi i plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese. Reforma në drejtësi ka bërë që procesi i krijimit të institucioneve të reja të jetë krejtësisht i pavarur. Shpresoj që të ndodhë. Por bindja ime është që Shqipëria nuk mund të penalizohet se pse e ka bërë spastrimin shumë të madh. Pse nuk kemi sot një Gjykatë Kushtetuese funksionale? Mos vallë e kemi pezulluar apo eliminuar nga Kushtetuta, jo. Nuk kemi ende një Gjykatë Kushtetuese funksionale se kemi bërë një spastrim, që asnjë imagjinatë nuk e ka parë dhe asnjë vend i rajonit.

Ne kemi bërë detyrën, spastrimi është kryer, plotësimi kërkon kohën e vet. Komisioneri e nënvizoi me shumë të drejtë rolin e madh që ka BE përmes ONM-së të procesit të vettingut. Vettingu është një proces që po ecën përpara, ka vështirësitë e veta, ka ritmet e veta. Monitorohet drejtpërdrejt nga BE, nuk varet nga qeveria shtyhet apo jo. Por në fund të ditës vlerësohet gjithë Shqipëria si shtet jo vetëm qeveria. Funksionimi i gjyqësorit dhe Gjykatës Kushtetuese është në këtë rast një nga pikat kyçe. Nga ana ime mendoj që Shqipëria duhet ta kishte bërë konferencën vite më përpara. Por e di që konferencën e vendos BE jo ne. Në rast se BE do të shohë plotësimin e kësaj pike konkretisht, do jetë një pikë ku nuk do mund të kapet njeri. Nëse do të kapen ne do të vazhdojmë punën tonë”, deklaroi Rama.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!