MENU
klinika

"I kam borxh Shqipërisë"

A ka një plan Ilir Meta për të rrëzuar qeverinë? Përgjigjet Presidenti

10.10.2020 - 12:31

Presidenti, Ilir Meta, përsëriti nga Shkodra apelin drejtuar qeverisë për reflektim dhe zbatim të marrëveshjes së 5 qershorit.

Në të kundërt, Meta paralajmëroi se Presidenti dhe as shqiptarët nuk mund të pranojnë poshtërimin nga një sekt si Rilindja.

Meta: Do zoti Tao president të unitetit, të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit. Nuk duan ta respektojnë, pastaj Presidenti do të jetë i gjithë shqiptarëve dhe gjithë socialistëve që nuk mund të pranojnë këtë lloj poshtërimi nga një sekt. Shqipëria do të ketë vetëm një Rilindje, Rilindjen Kombëtare të Luarasit. Shumë shpejt kjo farë e keqe që shpiku këtë lloj rilindje do të marrë përgjigjen. Shpresoj në reflektim dhe thellim.

I pyetur nga gazetarët nëse Presidenti ka një plan për rrëzimin e qeverisë, Meta u shpreh:

Meta: Qeveria është rrzuar prej kohësh por ju ose nuk e shikoni apo nuk doni ta shikoni. Ka zero legjitimitet. I ka vërë kazmën marrëveshjes së 5 qeshorit, kujton se me presione, blerje dhe frikësime do mund të minimizojë humbjen e vet.Unë jam me 5 qershorin.

Meta mohoi që ai po sillet si kandidat për kryeministër.

Meta: Unë jam president, do ti dal për zot shtetit. Këto janë gjërat më të parëndësishme si politikan. Kam qenë kryeministër para 20 vitesh dhe jam krenar që gjysma e rrugëve janë bërë atëherë. Nuk kam këtë shqetësim, kam ikur nga kryeministër se Fatos Nano donte me patjetër të bëhej president. Nuk jam i penduar. Me hir a me pahir, do ti çelim negociatat dhe çdo pengese do ti vëmë shkelmin. Me çështjet e demokracisë nuk bëj asnjë kompromis. Për integrimin, Shqipëria nuk është vonuar në asnjë lloj momenti nga Ilir Meta.

Presidenti tha se të vetmin borxh që i ka Shqipërisë është të kthejë sundimin e popullit përmes referendumit.

Sa i takon gatishmërisë së Ramës për tu përballur me të në debat, Meta.

Meta: Me gjithë qejf, po e pres që tani.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!