MENU
klinika

Nga The Washington Post

A po e pranon Trump humbjen që tani?

26.10.2020 - 08:53

Është e vështirë të thuash nëse ishte shtimi i një butoni “memec” që e mbajti Presidentin Trump  të heshtur në pjesën e parë të debatit të së enjtes, ose nëse këshilltarët e tij më në fund e bindën atë.

Sido që të jetë, Trump bëri një performancë më të mirë, më të qartë, më të qetë sesa në debatin e parë. Më mirë vonë sesa kurrë, sigurisht.

Pas përvojës së vitit 2016, unë shpall Joseph R. Biden presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara.

Trump vepron si dikush që po përpiqet të humbasë zgjedhjet, duke fluturuar rastësisht nga mesazhi në mesazho. Dhe së dyti, që Trump vepron si dikush që e di se po humbet.

Prova e parë erdhi gjatë debatit muajin e kaluar me Biden, kur Trump u pyet për emërimin e Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë dhe u përgjigj, “Ne kemi shumë kohë. Edhe nëse e kemi bërë pas vetë zgjedhjeve. Kam shumë kohë pas zgjedhjeve, siç e dini ”. Këto nuk janë fjalët e një luftëtari të sigurt; ato janë fjalët e një njeriu që ka filluar të mendojë për fundin e mandatit  të tij të parë.

Shenjat e fundit erdhën këtë javë, kur ai paraprakisht filloi të sulmonte moderatorin e së enjtes, të cilin ai e kishte vlerësuar më parë. Ishte e vështirë të mos dyshoja se Trump po kërkonte paraprakisht një fajtor për të justifikuar dështimin që ai tashmë po parashikonte.

Pati një moment në debat kur dukej se Trump mund të shpëtonte veten. Dukej sikur ishte i përgatitur të kalonte 90 minuta duke bërë një diskutim gjysmë serioz në lidhje me tema serioz. Por ai nuk mund ta vazhdonte atë; në fund të debatit, ai u kthye në formë, duke sharë Bidenin.

Katër vjet më parë, kundërshtarët e Trump brenda lëvizjes konservatore theksuan se Trump ishte një njeri jo-parimor.

“Edhe çfarë?” thanë mbështetësit e tij. Ata nuk kishin nevojë t’i besonin.

Por cila është arsyeja që mendojmë ta kemi Trump edhe për disa muaj? Republikanët mund të humbin Senatin, falë vendimit të tyre për të qëndruar pas presidentit të tyre. Fraksioni i tij i partisë do të paguajë një çmim gjithashtu. Ai fraksion do të luftojë për të hedhur fajin diku tjetërm institucioneve, mediave të njëanshme, kujtdo përveçse djaloshit që meriton më shumë: gjeniut të vetëshpallur që nuk mposht dot as të përgjumurit Joe Biden.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al