MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A rrezikohem nga paradiabeti?

25.10.2020 - 10:28

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: A rrezikohem nga paradiabeti?

Mjeku: Me kalimin e kohës, sidomos nëse jeni mbipeshë, rritet rreziku që të vuani nga intoleranca e glukozës. Mjeku mund tju kërkojnë analizën e glicemisë nëse:

Jeni mbi 45 vjeç dhe jeni mbipeshë
Jeni më pak se 45 vjeç, jeni mbipeshë dhe keni faktorë të tjerë të rrezikut për diabetin.

Tek personat mbi 45 vjeç dhe me peshë normale nevoja e verifikimeve periodike të glicemisë është më pak e rreptë dhe vlerësohet nga mjeku.

Jam në rrezik për diabetin?
Jeni në rrezik të vuani nga diabeti nëse:

Jeni mbipeshë,
Nuk bëni aktivitet fizik,
Keni një prind, vëlla apo motër që vuan nga diabeti,
Keni lindur një fëmijë me peshë mbi 4 kg apo keni vuajtur nga diabeti gestacional,
Vuani nga tensioni i lartë
Keni kolesterolin HDL të ulët (më pak se 35 mg/dl) apo trigliceridet e larta (barabartë ose më shumë se 250 mg/dl)

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.