MENU
klinika

"Lokalet e Bllokut do të mbyllen"

A rrezikojmë sërish karantinë? Eugena Tomini: Ja kur mund të ndodhë!

31.10.2020 - 13:50

Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, foli në rubrikën “Opinion”, në News24, për situatën e rëndë të krijuar në vend nga pandemia e koronavirusit.

Tomini theksoi se në spitalin Covid-3, të hapur ditën e sotme brenda ambienteve të QSUT, do të shkojnë pacientët e trajtuar në spitalet Covid-1 dhe Covid-2 dhe që vijojnë të kenë nevojë për trajtim spitalor, raporton “BalkanWeb”.

“Te Covid-3 mund të shtrohen edhe pacientë që kanë nevojë për terapi intensive. Te Covid-3 do të shkojnë raste të rënda, që kanë kaluar nga Covid-1 dhe Covid-2, por që vijojnë të kenë nevojë për trajtim spitalor. Drejtues i këtij spitali është prof. Arjan Harxhi”, tha Tomini.

A është diskutuar hyrja në lojë e spitaleve rajonale?
Kemi diskutuar që janë katër spitale covid, që do të jenë në angazhim kundrejt pandemisë. Por, ndërkohë do të hyjnë në lojë edhe spitale të tjera. Nëse numri i infektimeve do të shtohet gjatë dimrit, sigurisht që do të hyjnë në lojë edhe 5 spitale rajonale, ai i Shkodrës, Durrësit, Fierit, Korçës, etj. Pas ezaurimit të katër spitaleve në Tiranë, do të hyjnë 5 spitale rajonale, e më tej edhe 5 spitale të tjera.

Si është e vërteta me testet?
Jemi në situatën aktuale ku në mbarë botën sistemi shëndetësor po përballet me një situatë të jashtëzakonshme. Pavarësisht se ka vend për më shumë, por nuk do të thoja që është situatë jashtë kontrollit. Kemi 8-9 javë që bëjmë rritje të testimeve. Sot përsëri kemi pengesa apo mospranim të Covid nga individët, nuk raportojnë as kontaktet. Për rrjedhojë, ndjekja e kontakteve është e vështirë. Sa i përket vonesave në përgjigje sigurisht që ISHP ka një ngarkesë të jashtëzakonshme. Duhet kuptuar se në një situatë të tillë ka dhe mangësira, që jemi të gatshëm t’i rikuperojmë.

A do rritet numri i testimeve?
Testimet në ISHP janë shtuar, ndoshta katërfishuar nga korriku. Sigurisht që do të testojmë akoma më shumë, lidhur ngushtë me hetimin epidemiologjik. Testimi masiv nuk ka dhënë rezultat as në vendet e tjera.

A do mbërrijë Shqipëria në karantinë të dytë?
Sigurisht që merren të gjithë opsionet e mundshme për minimizimin e virusit. Karantina dha efekte shëndetësore, psikologjike, ekonomike. Mbetet një opsion i fundit. Do të ezaurohen të gjitha opsionet e tjera më parë, dhe në fund do të shihet. Do të shihet ezaurimi i spitaleve dhe rritja e numrit, të cilët do të na detyrojnë për hapa të mëtejshëm.

Pse u vendos që universitetet të nisin online?
Këto grupmosha janë transmetues shumë të mirë të virusit. Ardhja e vjeshtës favorizon grumbullimet e tyre. Madje ishin grumbullimet e tyre që na çuan në një vendim të tillë. Vetëm maska nuk do të ishte elementi i domosdoshëm, pasi do duhen dhe elemente të tjera. Do kishim shpërthime epidemike në këto struktura, ndaj dhe vendosëm nisjen e tyre online. Kjo është një masë e përkohshme, pasi do të monitorohet situata çdo dy javë dhe do të rigjykohet situata.

Do të mbyllen lokalet e Bllokut pas orës 22:00?
Menjëherë pas fundjavës Komiteti Teknik do të mblidhet për ta vendosur, por që do të mbyllen kjo është e sigurt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!