Ne jemi në kthetrat e një pandemie të egër, ashtu siç kanë qenë edhe shumë nga paraardhësit tanë. Ndërsa njerëzit janë duke shpresuar në një vaksinë për shfarosjen njëherë e mirë të koronavirusit të ri, historia na ka treguar se shumica e infeksioneve me të cilat u përballen paraardhësit tanë janë akoma me ne.
“BBC” ka sjellë një përmbledhje për të zbuluar se si përfunduan disa nga ato pandemi, duke na dhënë të dhëna edhe se si mund të shpaloset e ardhmja jonë.
Kjo është Jasmina. Ashtu si ne, paraardhësit e saj i mbijetuan një sërë pandemish. Por për ta kuptuar se me çfarë sëmundjesh u përballen të parët e saj, duhet të bëjmë një udhëtim mbrapa në kohë.
Murtaja
E para ishte Murtaja, e cila vazhdon të jetë ende me ne. Ajo pati tri shpërthime të mëdha, më të hershmet të regjistruara në 541 pas Krishtit. Nesë kthehemi në epokën e errët të rreth 60 brezave më parë, do të shihnim se të afërmit e Jasminës jetuan nëpër një seri shpërthimesh të murtajës.
Sëmundja, e shkaktuar nga bakteret e transmetuara nga pleshtat tek minjtë dhe përmes pikave të frymëmarrjes nga njerëzit e infektuar, ishte shkatërruese. Bakteret yersinia pestis vazhdojnë të qarkullojnë brenda llojeve të caktuara të brejtësve. Ky bakter vrau qindra miliona njerëz për një periudhë prej 2000 vjetësh.
Vdekja e Zezë e viteve 1346-1353 konsiderohet shpërthimi më vdekjeprurës nga të gjithë.
Besohet se sëmundja, më në fund u vu nën kontroll nga karantinimi i rreptë dhe higjiena.
Por asgjë nga këto nuk mund të kishte ndodhur pa kuptuar se si ndodhi transmetimi, thotë Steven Riley, profesor i sëmundjeve infektive në shkollën “Imperial College London”. Kjo është diçka që vlen edhe sot.
“Sapo të keni njohuri të detajuara për Covid-19, atëherë do të jemi në gjendje të marrim masa për ta frenuar transmetimin e virusit,” thotë ai. Megjithatë, rastet e murtajës ndodhin akoma, për shembull, në Mongoli në korrik të këtij viti dhe, në teori, Jasmine ende mund të infektohet nga kjo sëmundje. Por murtaja tani mund të trajtohet me sukses me antibiotikë.
Lija e dhenve, virusi i zhdukur nga shkenca
Qindra vjet më vonë, paraardhësit e Jasminës u përballën me një tjetër pandemi: linë e dhenve. Sëmundja, e shkaktuar nga virusi variola minor, është një nga më vdekjeprurjet për njerëzit. Ajo bë që trupi i njerëzve të infektuar të mbushet plot me puçrra dhe në kulmin e saj, tre në çdo 10 njerëz të infektuar vdiqën.
Mund të përhapet përmes piklave të lëshuara nga një personi i infektuar ose përmes plagëve të tyre.
Por, falë një vaksine të zhvilluar në 1796 nga mjeku britanik Eduard Jenner dhe përpjekjeve të komunitetit shkencor, sëmundja është shuar plotësisht megjithëse u deshën gati dy shekuj për ta bërë këtë. Lija mbetet e vetmja sëmundje që është çrrënjosur në këtë mënyrë. Prof Riley e konsideron këtë si një nga arritjet më të mëdha të njerëzimit duke rivalizuar uljen në Hënë.
“Mund të shihet si investimi publik i bërë ndonjëherë”, thotë ai, duke iu referuar kursimeve vjetore që bota ka korrur falë shfarosjes së sëmundjes.
Për shkak të kësaj arritjeje të shkencës, ne nuk jemi më në rrezik.
Kolera, sëmundja që gjunjëzoi vendet me të ardhura të ulëta
Pandemia më e madhe në historinë e njerëzimit ishte ajo e vitit 1817. Atëherë, vetëm tetë gjenerata më parë, stër-stër-stër-stër-stër-stër-stër-stër-stër-gjyshërit e Jasemin u përballën me kërcënimin e kolerës. Sëmundja, e shkaktuar nga ushqimi i ndotur ose uji i pijshëm, ka vrarë miliona njerëz në shtatë kontinentet, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Por ndërkohë që përmirësimi i higjenës në Perëndim ka zhdukur pothuajse plotësisht kërcënimin e sëmundjes, ajo është e zakonshme në shumë vende me të ardhura të ulëta dhe vret midis 100,000 dhe 140,000 njerëz çdo vit, sipas OBSH.
Prandaj Jasmia ende mund të jetë në rrezik të infektohet nga kolera dhe të vdesë, pavarësisht nga disponueshmëria e një vaksine dhe trajtimi i lehtë i sëmundjes.
Gripi, kërcënimi sezonal
Familja e Jasmine ka jetuar gjithashtu përmes një sërë pandemive të gripit spanjoll. Kulmi i saj ishte në fillim të shekullit të 20-të, rreth kohës së stërgjyshërve të saj.
Pandemia e gripit e vitit 1918 ishte shpërthimi më i rëndë në historinë e kohëve të fundit, duke vrarë 50 deri në 100 milion njerëz në të gjithë botën. Ashtu siç po ndodh me koronavirusin e ri sot, izolimi dhe karantina ngadalësuan transmetimin.
Virusi H1N1 ishte ai që shkaktoi pandeminë e Gripit Spanjoll. Pas dy valëve midis vitit 1918 dhe 1920, ky grip pësoi ndryshime, duke u khtyer në një version që ende qarkullon çdo vit.
Ashtu si gripi i derrit, një version i virusit H1N1, infektoi rreth 21% të popullsisë së botës në 2009.
“Gripi vazhdon të paraqesë një kërcënim pandemik”, thotë Prof Riley, dhe Jasmine, dhe ne, mbetemi të rrezikuar të përjetojmë një pandemi tjetër të shkaktuar nga viruse të tilla.
Ne gjithashtu jemi në rrezik të prekemi nga gripi sezonal, i cili vazhdon të vrasë qindra mijëra njerëz çdo vit.
HIV / Aids, epidemia e vazhdueshme
Pastaj, rreth katër dekada më parë, prindërit e Jasmine jetuan përmes përhapjes së HIV / Aids, të konsideruar nga disa si një pandemi që nuk ka fund, por e përshkruar si një “epidemi globale” nga OBSH.
Virusi i Mungesës së Imunitetit të Njeriut (HIV), i transmetuar përmes lëngjeve trupore, ka marrë më shumë se 32 milion jetë në të gjithë globin deri më tani.
“HIV sulmon sistemin imunitar të njeriut dhe mund të konsiderohet si një “virus i skenarit më të keq”, thotë Prof Riley, për shkak të kohës së gjatë që duhet për të zhvilluar simptomat dhe shkallës së lartë të fatalitetit. Përhapet shpejt sepse njerëzit nuk e dinë nëse e kanë.
Sidoqoftë, përparimet në teknikat diagnostike dhe fushatat globale të shëndetit publik, kanë ndihmuar në ngadalësimin e rritjes së infeksioneve. Pavarësisht nga kjo, rreth 690,000 njerëz vdiqën nga HIV-i në vitin 2019, sipas shifrave të OBSH.
Edhe pse nuk ka shërim për HIV, nëse Jasmine do të jetonte në një vend me një sistem të të mirë shëndetësor, ajo tani mund të bënte një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Sidoqoftë, nëse ajo jetonte në një vend me të ardhura të ulëta, ajo mund të jetë akoma e rrezikuar.
Sars dhe Mers, koronaviruset që ishin më të lehtët për t’u përmbajtur
Dy dhe tre dekada më vonë, pas lindjes së Jasminës, erdhi kërcënimi i Sars dhe Mers.
Sindroma e Rëndë e Frymëmarrjes Akute (Sars) epidemia e parë vdekjeprurëse e shkaktuar nga një koronavirus, vrau më shumë se 800 njerëz midis viteve 2002 dhe 2003, sipas OBSH. Por nga fundi i korrikut 2003, nuk u raportuan raste të reja dhe OBSH deklaroi që shpërthimi global të kishte mbaruar.
Pak më vonë erdhi Sindroma e Frymëmarrjes së Lindjes së Mesme (Mers), i cili ishte gjithashtu një koronavirus, i cili ka vrarë 912 njerëz. Shumica e rasteve kanë ndodhur në Gadishullin Arabik.
Ndërsa rreziku i prekjes nga virusi në Europë për shembull, vlerësohet si shumë i ulët, ai mbetet më i lartë në Lindjen e Mesme, me njerëzit që zakonisht infektohen nga devetë. Edhe pse Jasmine ende mund të infektohet nga Mers, rreziku është i ulët në shumicën e vendeve.
Tani, Jasmine dhe të gjitha në po përballemi me spektrin e koronavirusit të ri që, i cili shkakton sëmundjen Covid-19. Sars-Cov-2, siç dihet, është një version i evoluar i virusit Sars dhe konsiderohet nga specialistët e sëmundjes si unik, në sajë të gamës së tij të simptomave dhe niveleve të larta të transmetimit nga njerëz pa simptoma.
“Për shkak të kësaj veçorie, shumë popullata nuk kanë qenë në gjendje ta kontrollojnë atë”, thotë Riley.
Më shumë se një milion njerëz kanë vdekur deri më tani, por numri i përgjithshëm ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë. Ndërsa kërkimet për një vaksinë dhe trajtime efektive vazhdojnë, rreziku mbetet real për shumicën dërrmuese të popullsisë globale. Jasmine, si ne, është ende në rrezik.
Pra, koronavirusi që qarkullon tani në komunitetet tona është i fundit në një varg të gjatë pandemish të shkaktuara nga patogjenë si viruse ose baktere. Pandemitë më të mëdha kanë vrarë qindra miliona njerëz me kalimin e kohës
Sa më shumë të dimë në lidhje me transmetimin, trajtimet dhe vaksinat aq më e lehtë është t’i japësh fund një pandemie.
“Megjithëse një vaksinë e sigurt dhe shumë efektive mund të sjellë përfundimin e saj, thotë Prof Riley, gjetja e një nuk është e thënë”. Në vend të kësaj, mund të na duhet të jetojmë me koronavirusin e ri, ndërkohë që arrijmë imunitetin e masës.
Por siç provoi çrrënjosja e lisë, kur shkenca bashkohet, gjëra të mëdha janë të mundshme.
Megjithëse koronavirusi i ri është një sfidë shumë më e ndërlikuar, për shkak të niveleve të larta të transmetimit para shfaqjes së simptomave ose nga njerëzit që nuk kanë simptoma, Prof Riley është optimist se mjekësia do të fitojë.(gazetaSI)