Azerbajxhani dhe Armenia pranuan ftesën e Presidentit rus Vladimir Putin për të zhvilluar bisedime paqeje me ministrat e tyre të jashtëm në Moskë, njoftoi Ministria e Jashtme ruse sot.
“Baku dhe Jerevani kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në konsultimet në Moskë,” tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova për agjencinë franceze të lajmeve, (AFP).
Mes dy drejtuesve të këtyre vendeve janë duke u zhvilluar pregatitjet për takimin e sotëm në Moskë.
Presidenti rus ftoi diplomatët e lartë të të dy vendeve, të cilët kanë qenë të përfshirë në luftë dhe konflikt për Nago-Karabakun e pushtuar nga armenët në mënyrë të jashtëligjshme.
“Presidenti rus ka bërë thirrje për të ndalur luftimet në Nago-Karabak në mënyrë që të shmangen viktimat”, tha Kremlini në një deklaratë ditën e djeshme.
Ftesa e Putinit erdhi pasi ai mbajti një seri bisedash telefonike me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe Kryeministrin Armen, Nikoll Pashinian.
Më parë këtë javë, ai tha se Rusia nuk ka detyrim të mbrojë Armeninë, pasi konflikti i saj me Azerbajxhanin nuk po zhvillohet në territorin Armen.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të ndërmjetësojë bisedimet e paqes, sipas Kremlinit.
Marrëdhëniet midis Jerevanit dhe Bakut kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991 kur ushtria armene pushtoi Nago-Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.
Përplasjet e fundit shpërthyen më 27 shtator, por thirrjet ndërkombëtare për ndaljen e luftimeve kanë mbetur pa përgjigje. Armenia ka vazhduar sulmet e saj ndaj civilëve dhe forcave Azerbajxhanase, të cilët janë pronarët e ligjshëm të rajonit të okupuar.
Grupi i Minskut, i kryesuar nga Franca, Rusia dhe SH.B.A. u krijua në 1992 nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit, por pa rezultat.
Vetëm ne 1994 u ra dakord mes palëve për një armëpushim.
Shumë fuqi botërore, përfshirë Rusinë, Francën dhe SH.B.A., kanë bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. Ndërkohë, Turqia ka mbështetur të drejtën e Bakut për vetëmbrojtje.
Aliyev ka thënë se Turqia duhet të përfshihet në proces për të zgjidhur konfliktin që zgjat prej dekadash mes dy vendeve.
F.H.