MENU
klinika

Ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen gjobat për përdorimin e telefonit në makinë, trefishohen tarifat deri në heqjen e patentës

21.10.2020 - 09:16

Kush do të ketë një celular në përdorim gjatë udhëtimit me makinë, do të marrë një gjobë të majme, sipas propozimit për ndryshime në Kodin Rrugor.

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj në një takim mëngjesin e sotëm me drejtues të policisë rrugore, në prani të drejtorit të përgjithshëm Ardi Veliu tha se masa e trefishimit të gjobës është e domosdoshme.

Nga 5000 lekë propozohet që gjoba të bëhet 15.000 lekë të reja. Në rast të përsëritjes së shkeljes atëherë bëhet dyfishimi i gjobës në 30.000 lekë. E nëse përdoruesi I celularit në timon e bënë këtë tre herë brenda vitit, I pezullohet tre muaj patenta, dhe I hiqen 10 pikë nga leja e qarkullimit.

122089306_291112015210519_8429283678782755042_n.jpg

Ministri foli në takim me drejtuesit e policisë për disa masa që duhet të ashpërsohen nga rrugorët. Kështu, në cdo makinë që ka një fëmijë, duhet të ketë patjetër kolltukun e dedikuar të fëmijës; për mjetet me dy rrota, bicikleta e motorra, të merren masat për kontrolle për paisjet mbrojtëse; të ashpërsohen masat për shoferët që përdorin makinën kur kanë pirë alkol duke I treguar policisë se duhet të qëndrojë pranë klubeve të natës apo restoranteve, kur ka njerëz.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!