MENU
klinika

Por çfarë avantazhi ka Trump?

Avokatja shqiptare: Shumica e popullit amerikan voton për Biden

31.10.2020 - 19:30

Avokatja shqiptare në SHBA, Eva Makoçi u shpreh se sipas saj, shumica e votave të popullit amerikan do të shkojnë për Joe Biden. Makoçi komentoi tiparet dalluese mes kandidatëve dhe jo vetëm.

“E përbashkëta mes Joe Biden dhe Donald Trump është se ata janë të dy meshkuj të bardhë dhe në një moshë të madhe. Ndërsa Trump ka disa avantazhe strukturale pasi kolegji zgjedhor në SHBA nuk përkon me votën popullore në të gjithë shtetet.”, tha ajo.

Avokatja shtoi se Trump ka sfiduar të gjitha normat e pashkruara të Kushtetutës.

“Në renditjen e arritjeve në katër vite të presidencës Trump, në vend të parë stafi i tij ka vendosur fitoren mbi koronavirusin. Mendoj se shumica e votave të popullit amerikan do të shkojnë për Joe Biden, por është e pasigurtë se kush do të jetë në Shtëpinë e Bardhë”, tha Era Makoçi.

Ndërkohë, ish-ambasadori shqiptar në OKB, Agim Nesho tha se nëse në zgjedhje do të ketë kontestime për procesin e votimit atëherë kjo është një çështje që i takon Gjykatës së Lartë.

“SHBA ka demokracinë më perfekte në botë dhe ajo që vendos Gjykata e Lartë nuk mund të kundërshtohet pavarësisht mendimit të palëve. Trump mund ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve, cilido qoftë ai, por mund të kërkojë të vijojë me frymën e populizmit. Në politikën e jashtme Trump ka shfaqur mungesë strategjie të qartë për çështje të ndryshme dhe ka paraqitur disa variacione për zgjidhjet e nevojshme”, tha Nesho.

Ai shtoi se nëse Joe Biden do të shpallet fitues, politika e jashtme e SHBA-ve do të jetë e bazuar në rregullat e përcaktuara dhe në aleancat e nënshkruara më parë.

“Joe Biden mendoj se do të zhvillojë një politikë të jashtme të bazuar në strategji të mirëpërcaktuara”, tha diplomati. SHBA është nën ethet e zgjedhjeve presidenciale, ku në datën 3 nëntor qytetarët do të zgjedhin Presidentin e ri.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!