MENU
klinika

"Të mos japë llogari para shqiptarëve"

Basha: Rama mundohet të gjejë një vrimë ku të fusë kokën

31.10.2020 - 13:36

Lideri i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama të bëra sot në Kukës ku kërkoi mandatin e tretë, teksa tha se opozita nuk mund ta finalizojë procesin e rindërtimit. Basha tha se ai që për 8 vite nuk ndërtoi 1 km rrugë, nuk mund të krahasohet me punët që janë bërë në të shkuarën.

Sipas tij, Rama është e shkuara dhe se po mundohet të gjejë një vrimë ku të fusë kokën e të mos japë llogari para shqiptarëve.

“Shqiptarët e kanë të qartë që njeriu për 8 vite nuk ndërtoi 1 km rrugë, nuk ka as moralin as cipën të krahasojë me punët që janë bërë në të shkuarën. Përpiqet të largojë vëmendjen nga ajo që do ndodhë më 25 prill. Rama është e shkuara, është vjedhja. Është njeriu që vazhdon të vjedhë. Nuk i ka mbetur asgjë tjetër veçse të gënjejë dhe të shpifë në prag të largimit.

E gjithë kjo sjellje e tij, ka vetëm një qëllim të mos japë përgjigje për pyetjet që shtrova në këtë konferencën për shtyp. I arratiset pyetjeve nga Kukësi e në Bejrut. po mundohet të gjejë një vrimë ku të fusë kokën e të mos japë llogari para shqiptarëve që i ka lënë në mëshirë të fatit. Më 25 prill kjo do marrë fund. Do hetohet dhe korrupsioni me rindërtimin. Nëse nuk do kishin pasur fokus vjedhjen, shumica e dëmeve do ishin riparuar.  Nëse ka një shpresë që rindërtimi të bëhet siç duhet është largimi i Ramës më 25 prill. Hajdutët e rindërtimit të vihen para drejtësisë. Do i ndjekim hap pas hapi”, deklaroi Basha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!