MENU
klinika

“Mos na detyroni të përzgjedhim kush do të trajtohet”!

Basha “shpërthen” ndaj Ramës e Manastirliut: Ky është krimi më i madh ndaj shqiptarëve!

30.10.2020 - 13:17

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijoi sulmet ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij, teksa komentoi situatën e rënduar në vend nga pandemia e koronavirusit.

Mes të tjerash, Basha komentoi dhe deklaratën e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në seancën e djeshme plenare, ku iu bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat, pasi situata mund të shkojë deri aty sa të përzgjidhet kush do të trajtohet e kush jo.

Teksa e cilësoi këtë deklaratë një krim ndaj shqiptarëve, Basha deklaroi se Rama dhe kukullat e tij kanë para për të trajtuar pacientët dhe gjithë situatën, por i kanë vjedhur.

“Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë dhe njerëzit përgjegjës për këtë situatë janë dyfish fajtorë. Nuk kanë marrë asnjë masa për t’i përpara situatës, ndonëse kanë qenë të paralajmëruar nga ekspertët, opozita, ndonëse OBSH ka lëshuar udhëzime për të marrë masa paraprake. Si rezultat i kësaj numri i infektimeve është shtuar shumë më shumë, sesa nëse situata do të mbahej nën kontroll, e do të bëheshin mbi 2 mijë testime. Së dyti, ata janë faktorë për fshehjen e të vërtetës.
Kjo është dita e zezë, për të cilën Rama duhet të kishte përdorur paratë. Testime mbi 2 mijë në ditë, rritja e kapaciteteve spitalore, rimbursimi i ilaçeve për të sëmurët me Covid, mund të ishin financuar dhe të conin në uljen e numrit të të infektuarve dhe viktimave. Rama i ka paratë, por zgjedh t’i vjedhë. Prej dy javësh po i ikën përgjegjshmërisë dhe mundohet ta zhvendosë debatin.

Do vazhdojë të hapë lloj-lloj diskutimesh, vetëm që mos të përgjiet pse nuk rrit numrin e testimeve, të mjekëve dhe infermierëve, pse nuk hap spitale të tjera, pse nuk paguan ata që kanë humbur vendet e punës, pensionistët, ata që janë në nevojë. Tani vjen pjesa më kriminale. Mbrëmë në Parlament ministrja tha se do të përzgjidhet kush do të trajtohet e kush jo. Pse kemi ardhur në këtë pikë? Sepse paratë që duhet të shkonin për të trajtuar të sëmurët me Covid i kanë vjedhur. Kush ja jep të drejtën Ramës dhe kukullave të tij të vendosin se kush duhet të trajtohet e kush jo. A ka krim më të madh ndaj shqiptarëve? Të vendosësh kush do të jetojë, e kush do të vdesë”, theksoi Basha.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!