Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka takuar sot ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias.
Basha tha në këtë takim se çështjet e mbetura pezull duhet të zgjidhen, kurse shtoi se është domosdoshmëri anulimi i ligjit të luftës.
- Postimi i liderit të PD Lulzim Basha:
Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Dendias.
Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok të zgjidhim çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat përfshirë edhe lehtësirst për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi.
Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për anullimin e ligjit të luftës.
Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian.