MENU
klinika

Kritikat për SPAK

Basha zbaton vendimin e qeverisë, flet me maskën e vendosur!

15.10.2020 - 11:44

Kryedemokrati Basha është në një deklaratë për mediat ku vihet re se ai po flet me maskën e vendosur për shkak të vendimit të qeverisë. Por mbajtja e maskës gjatë deklaratave nuk është e nevojshme

“Një tragjedi po shpaloset tek familjet shqiptare ku shumë prej tyre kanë humbur të afërmit. DUa të ngushëlloj të gjithë familjet e viktimave të COVID-it dhe shpreh solidariutetin për të gjithë familjet që po qëndrojnë pranë të afërmve që vuajnë me COVID. Është një gjendje që po vjen duke u thelluar. Ilustron domosdoshmërinë urgjente për të marrë hapat që opozita, PD i kemi formalizuar në planin me 5 pika” – tha Basha.

Me tone të ashpra kryedemokrati Basha ka shprehur kritika ndaj SPAK për të cilën thotë se ka dështuar totalisht për të parandaluar krimin e organizuar. Ai thotë se SPAK duhet që të nisë menjëherë hetimet për atë që Basha e konsideron krim shtetëror mbi çështjen e inceneratorëve.

Ai thotë se duhet që prokurorët duhet të japin dorëheqje nëse nuk fillojnë hetimet për këtë çështje.

“Mafia e inceneratorëve që ka në përbërje Edi Ramën, Arben Ahmetajn, Erion Veliajn vazhdon të marrë miliona euro. Kjo bandë, ky grup i strukturuar kriminal, ka shtrirë tentakulat në një numër të madh mediash. Refuzoni paratë e mafiave. Nuk është kurrë vonë për të refuzuar këtë mëkat, haram. Paratë e shqiptarëve në kohë pandemie janë në xhepat e tyre., Vetë Ministria e Financave në një raport të publikuar tregon qartë që vetëm një përqindje e vogël e parave që kanë marrë nga qytetarët shqiptarë është raportuar si e investuar. Në mes të pandemisë vjedhin haptazi. Dhe KLSh ka konstatuar të njëjtën gjë. Këto janë çështje për SPAK. Po i drejtohem strukturës antikorrupsion, justifikoni ekzistencën tuaj. Keni marrë miliona nga taksapaguesit shqiptarë dhe europian. I bëj thirrje të nisë urgjentisht hetimet për mafian e plehrave. Ky është raporti i KLSh-së për inceneratorët për mafian e plehrave” – tha Basha. Si mund të pranojmë që në këtë vend ka një reformë në drejtësi kur struktura e posaçme antikorrupsion nuk lëviz gishtin. Sot duhet të japin përgjegjësi përpara gjithë shqiptarëve dhe të tregojnë që SPAK ka aspak. Sot duhet të dalin të thonë shqiptarëve që se si po vijojnë hetimet. Vazhdon vjedhja. Nuk lëviz gishtin asnjë prokuror. Miliona euro vazhdojnë të vidhen nga Edi Rama. Nuk ka cirk që ta fshehë këtë” – tha Basha.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!