MENU
klinika

Synohet arritja e një marrëveshjeje

BE kërkon vijimin e bisedimeve me Britaninë për Brexit

15.10.2020 - 19:16

Një marrëveshje midis Bashkimit Evropian dhe Britanisë për një tregti të rregullt pas Brexit është ende e mundur para afatit të funditvitit dhe madje edhe më thelbësore duke pasur parasysh dëmtimin ekonomik prej krizës së koronavirusit, tha Irlanda sot.

Irlanda është anëtarja e BE-së më pro prishjes me Britaninë nëse muaj të tërë bisedimesh nuk arrijnë të prodhojnë një kornizë të re për rreth një trilion euro të tregtisë vjetore midis ekonomisë së gjashtë më të madhe në botë dhe bllokut më të madh tregtar.

Aty ku ka vullnet gjendet edhe zgjidhja. Ende mund të arrijmë një zgjidhje Brenda kufirit kohor që kemi në dispozicion” u tha kryeministri irlandez, Micheal Martin udhëheqësve të BE-së që u takuan në Bruksel.

“Me COVID-19 që ka një ndikim kaq shkatërrues në shoqëritë dhe në ekonomitë si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në Evropë, padyshim që udhëheqësit nuk kanë interes të dëmtojnë qytetatrët me mosmarrëveshjet mes tyre”.

Pandemia e ka futur Evropën në recesion të paparë dhe shumë kombe po shtojnë përsëri kufizimet për të luftuar një valë të dytë infeksioni që po pushton kontinentin ndërsa dimri po afrohet.

Në këtë takim të tretë prej shpërthimit të pandemisë, udhëheqësit e BE-së vunë maska ​​dhe mbajtën distancën.

“Do ishte çmenduri për botën nëse Mbretëria e Bashkuar dhe BE nuk do të jenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje. Unë mendoj se është në interesin tonë ekonomik dhe gjeopolitik të arrijmë një marrëveshje,” shtoi kryeministri hollandez, Mark Rutte.

Britania u largua nga BE në janar dhe që atëherë ka ngecur në negociata të komplikuara për të vijuar tregëti pa tarifa ose kuota nga 2021 e në vazhdim.

Me bizneset dhe tregjet gjithnjë e më të shqetësuar ndërsa afati i fundit afrohet, samiti i së enjtes në BE do të duhej të miratonte zgjatjen e negociatave me kusht që Britania të vepronte.

“Këshilli Evropian i bën thirrje Mbretërisë së Bashkuar të bëjë lëvizjet e nevojshme për të bërë të mundur një marrëveshje,” u tha në draftin e konkluzioneve të samitit të BE.

Zëdhënësi i Kryeministrit, Boris Johnson tha se Britania do të reflektojë për takimin e Brukselit përpara se të vendosë hapat e ardhshëm.

“Ne kemi qenë gjithmonë të qartë se negociatat i kemi prioritet,” tha ai.

Një marrëveshje pritet me ngut për fillimin e muajit nëntor. 27 drejtuesit e BE do të rritin planet e emergjencës për një ndarje të menjëhershme nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje.

Sipas BE-së një marrëveshje duhet të arrihet në fillim të nëntorit për të lejuar ratifikimin nga Parlamenti Evropian.

Një ministër britanik tha se Londra nuk mund të presë më gjatë dhe duhet të paralajmërojë bizneset nëse bisedimet dështojnë me BE.

Britania dëshiron të vendosë vetë dhe në liri subvencionet për bizneset vendase në të ardhmen, ndërsa BE kërkon të caktojë rregulla të përbashkëta.

Në të kundërt BE thotë se Britania nuk mund të ketë qasje të lirë në tregun e saj të dashur prej 450 milion konsumatorësh.

Përkthyer dhe përshtatur nga: Reuters/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN