Demokrati Joe Biden menjëherë do të konsultohet me aleatët kryesorë të Amerikës përpara se të vendosë për të ardhmen e tarifave të SHBA mbi Kinën, duke kërkuar “levë kolektive” për të forcuar dorën e tij kundër Pekinit nëse zgjidhet president, thanë këshilltarët kryesorë të Biden.
Në një intervistë me Reuters pak ditë para zgjedhjeve presidenciale, dy ndihmësit e Biden thanë se pika e fillimit do të ishte të mos përsëriten gabimet e Presidentit Donald Trump kur ai goditi mallrat evropiane dhe kanadeze me tarifa si pjesë e agjendës së tij “America First”, duke antagonizuar partnerët kryesorë të SHBA.
“Dështimi i administratës Trump qëndron tek të bërit para, vetëm. Dhe kjo i ka dhënë Kinës një rrugë shpëtimi,” tha Jeffrey Prescott, një ish-politikan i lartë në administratën e Obamës.
Këshilltarët nuk pranuan të thonë nëse kandidati demokrat për president, nëse zgjidhet, do të ishte i prirur drejt heqjes së tarifave masive ndaj Kinës që Trump ka përdorur për të nxitur një luftë tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë.
Prescott tha lidhur me këtë: “Konsultimi me aleatët luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në këtë çëshje.”
Mosmarrëveshjet tregëtare janë vetëm një nga burimet kryesore të tensioneve midis Uashingtonit dhe Pekinit, marrëdhëniet e të cilëve kanë rënë në pikën më të ulët në dekada për një sërë çështjesh, përfshirë koronavirusin, Hong Kongun, vjedhjen e pronës intelektuale, të drejtat e njeriut, Tajvanin dhe deti i Kinës Jugore.
Kina ka qenë një fokus qendror i politikës së jashtme në fushatën presidenciale të vitit 2020. Në tubimet politike, Trump shpesh ka pohuar se Biden do të merrte një qasje më të butë ndaj Kinës.
Biden është kundërpërgjigjur, duke thënë se ai do të ishte më i ashpër ndaj Kinës sesa Trump dhe nuk do të kishte frikë të përdorte pengesat tregtare, por vetëm kur ato kanë kuptim.
Për shembull, ai i tha sindikatës së Bashkuar të Punonjësve të Çelikut në maj se tarifat e çelikut dhe aluminit do të qëndrojnë derisa të negociohet një zgjidhje botërore për të kufizuar prodhimin e tepërt, kryesisht me qendër në Kinë.
Trump dhe ndihmësit e tij argumentojnë, se vetë Kina po paguan tarifat e SHBA ndërsa nuk ekzistojnë provat për një deklaratë të tillë.
Trump thotë se një marrëveshje tregtare Faza 1 e nënshkruar me Kinën në janar ishte një hap i madh përpara, por ekspertët thonë se blerjet e mallrave amerikane nga ana e Pekinit do të jenë shumë larg objektivave të vendosura për vitin e parë të marrëveshjes mes dy vendeve.
Seria e tarifave të shkallëzuara që administrata Trump vendosi mbi 370 miliardë dollarë mallra kinezë në 2018 dhe 2019 iu kanë kushtuar importuesve amerikanë më shumë se 60 miliardë dollarë, sipas të dhënave të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SH.B.A.-së dhe janë fajësuar për prishjen e konkurrencës së prodhimit të SHBA-ve.
Pyetja që shtrohet është, nëse Biden do ulë tarifat ndaj Kinës nëse zgjidhet president?
Këshilltarët e Biden e bënë të qartë se ai së pari do të dëshironte të hynte në bisedime me aleatët e SH.B.A.-së në vend që të ndërmerrte veprime të njëanshme mbi veprimet tregtare ashtu si bëri Trump.
“Ai mund të fillojë duke hequr tarifat për evropianët dhe kanadezët dhe në vend të kësaj të punoni me ta në çështjen e tregtisë”, tha Brian McKeon, një ish-këshilltar i Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit në administratën e Obamës.
Konsultimi i menjëhershëm do të ishte i nevojshëm “për të identifikuar fushat ku mund të sjellim leva bashkëpunimi me Kinën”, tha Prescott.
“Por Kina është fyer dhe ulur nga Trump ndaj edhe kjo e ka dobësuar edhe më shumë një mundësi bashkëpunimi të suksesshëm të saj në të ardhmen me SHBA-në.”
Përkthyer dhe përshtatur nga: Alzjazeera/ F.H, konica.al