MENU
klinika

SITUATA NGA COVID-19

Bilanc i lartë/ 297 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit

21.10.2020 - 15:26

Sërish shifra të larta të rasteve me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë regjistruar 297 raste të reja dhe 4 humbje jetë në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 257 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 61 vjeçar nga Saranda, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 73 vjeçar nga Tropoja, një 81 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Njoftimi nga MSH:

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1375 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 297 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 116 qytetarë, duke e çuar në 10341 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

111 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër,

25 raste në Durrës dhe Korçë,

18 raste në Elbasan, 14 rastë në Pogradec, 12 raste në Fier,

9 raste në Vlorë, 7 raste në Krujë, Berat, Sarandë,

6 raste në Lezhë, 5 raste në Lushnje dhe Kuçovë,

4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë,

1 rast në Kavajë, Mirëditë, Mallakastër, Kamëz, Tepelenë, Rroskovec, Shijak, Patos, Cërrik.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 257 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 61 vjeçar nga Saranda, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 73 vjeçar nga Tropoja, një 81 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARAS COV2.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (21 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 297

Të shëruar ne 24 orë 116

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 1375

Testime totale 111,564

Raste pozitive 17948

Raste të shëruara 10341

Raste Aktive 7145

Humbje jete 462

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3505

Durrës 718

Shkodër 494

Fier 445

Korçë 456

Lezhë 360

Elbasan 313

Vlorë 283

Berat 218

Kukës 175

Dibër 91

Gjirokastër 87

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!