MENU
klinika

Masat kufizuese nuk prekin vetëm ish-Bllokun

Biznesi refuzon skenarin e një mbyllje të dytë të ekonomisë

30.10.2020 - 18:10

Kjo ishte pamja në zonën e ish-bllokut në kryeqytet mesditën e së premtes. Distanca fizike nuk respektohet edhe pse kjo është konsideruar si zonë me rrezik të lartë të përhapjes së COVID-19.

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve për COVID-19, Eugena Tomini shpjegon se përse po mendohet mbyllja e bareve në këtë zonë pas orës 22:00.

Shtimi i pozitivitetit, numri i rritur i pacienteve në spitale dhe rastet e rënda të hospitalizuara dhe raste vdekjesh, dhe me këtë nivel pozitiviteti dhe transmetueshmërie komunitare bëri që Komiteti Teknik të vlerësoje për masat e tjera. Po vëzhgojmë elementet ku kemi grumbullime masive, rini ku grumbullohen më shumë që edhe pse e kalojnë lehtë janë transmetues të gjeneratave”.

Por ish-Blloku nuk është e vetmja ku masat nuk respektohen. Kjo është një tjetër lagje e kryeqytetit. Sipas Eugena Tominit, nuk përjashtohet shtrirja e masave kufizuese edhe në pjesë të tjera të Tiranës  për të mos shkuar në karantinë totale apo edhe gjeografike edhe pse masë nuk përjashtohet:

Rikthimi karantinës gjeografike apo totale…po vlerësohen të gjitha opsionet me mbyllje oraresh. Do jetë opsioni i fundit që do ndërmerret”.

Ndërkohë përhapja e koronavirusit po bëhët nga çdo grupmoshë, më pak nga ajo 5-14 vjeç:

Shpërndarje në të gjitha grupmoshat, por kemi një pozitivitet që shkon nga 25% -30% tek grupmosha aktive. Pozitivet te të lartë mbi 50 vjeç. Dhe shenja klinike të rënda mbi 70 vjeç

Pas vendimit të komitetit të ekspertëve për COVID-19 për të mos rikthyer studentët në auditore, por mësimi të zhvillohet online, burimet bënë me dije se përveç kufizimit të orarit të aktivitetit pas orës 22:00, një tjetër opsion mbetet edhe kufizimi i aktivitetit të bareve pas orës 20:00.

Biznesi refuzon skenarin e një mbyllje të dytë të ekonomisë

Bizneset thonë se në mënyrë kategorike, një mbyllje e dytë e ekonomisë e sidomos e qarkullimit të lirshëm të qytetarëve do të ishte katastrofike për ta:

“Do të kishte jo vetëm faliment në masë, por dhe prishje e rendit kushtetues dhe konflikte civile.

Industria e turizmit ndodhet që tani në kolaps, një skenar i një mbyllje të dytë do të na çonte në katastrofë”.

Gjergj Buxhuku thotë se kanë sinjale për diskutimin e një skenari për kufizim të lëvizjes së qytetarëve. Për të, fatura është më e lirë nëse do të investohej në kapacitete shëndetësore se mbyllja e bizneseve dhe konsumatorëve:

“Është më shumë me leverdi ekonomike të investosh në kapacitete spitalore se në mbyllje të qytetarëve dhe bizneseve. Kemi sinjale që po diskutohet skenari i mbylljes, ne ndjekim vendet e Europës në këto shembuj por nuk kemi të njëjtën ekonomi”.

Aktualisht turizmi dhe shërbimet janë sektorët më prekur nga pandemia, një pjesë e tyre po mbijetojnë për të paguar faturat përmes shitjeve në bare e restorante. Bizneset e këtij sektori thonë se nëse ka mbyllje tjetër faturën duhet ta paguajë qeveria:

“Si në të gjithë vendet e tjera dhe në rajon, nëse mbyllemi sërish faturën ta paguajë ai që na mbyll”.

Turizmi shqiptar, sipas të dhënave të shoqatës, ka përfituar vetëm 4 milionë Dollarë në formën e një page 40 mijë Lekë për punëtorët, ndërsa vendet e tjera të rajonit po paguajnë afro 70% të pagave ndërsa po ofrojnë grante për të gjithë operatorët në këtë treg.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në pishina rreziku është tek momenti i zhveshjes dhe veshjes

Masat e reja anti-Covi/ Ekspertja e ISHP-së: Me maskë brenda në lokale dhe restorante


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!