Në momentin në të cilin ndodhemi, pothuajse çdo marrëveshje mbi marrëdhëniet e ardhshme tregtare midis Mbetërisë së Bashkuar dhe BE do të ishte më e mirë se asgjë.
Ndërsa negociatat e lëkundura mes palëve po mbërrijnë në fazën finale, natyrisht që kuptohet sa në dëm do ishte një prishje marrëdhëniesh, mbi të gjitha për Britaninë, por edhe për pjesën tjetër të Evropës dhe sigurisht për “Perëndimin”.
Asnjëra palë nuk mund të përballojë katastrofën ekonomike të krijuar nga njeriu kur ndodhemi në kulmin e recesionit shkatërrues të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.
As nuk mund të përballojnë ashpërsinë politike, retorikën nacionaliste dhe polarizimin që do të përfshinte në mënyrë të pashmangshme marrëdhëniet midis Britanisë dhe kontinentit evropian dhe midis Londrës dhe Edinburgut, dhe Londrës e Dublinit, nëse negociatat dështojnë.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, s’mund t’ia lejojë këtë gjë vetes. Tashmë nën kritika për trajtimin joefikas të pandemisë së koronavirusit në vend, nga i cili Britania ka pësuar numrin më të lartë të viktimave në Evropë, kryeministri duhet të tregojë aftësinë e tij.
Dështimi për arritjen e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë me partnerin më të madh ekonomik të Mbretërisë së Bashkuar dhe tregun e eksportit do ta fuste atë në një dimër me vështirësi ekonomike ndërsa raftet e supermarketeve do zbrazeshin dhe po ashtu do shkëputeshin edhe zinxhirët e furnizimit industrial.
Një Brexit pa marrëveshje mund të prishë gjithashtu çdo perspektivë për një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara. Por jo vetëm kjo, ka edhe rreziqe për unitetin e Mbretërisë së Bashkuar.
Zyrtarët e BE-së parashikojnë se britanikët do të kthehen në tryezë brenda disa javësh duke u lutur për një marrëveshje tregtare dhe as nuk arrijnë të mendojnë dëmin që do shkaktonte një skenar pa marrëveshje.
Një rezultat pa marrëveshje do të fuqizonte përkrahësit radikalë të Brexit në rrethimin e Johnson dhe partinë e tij.
Kryeministri do fokusohej në shfajësimin e tij duke fajësuar, Brukselin dhe Parisin për përpjekjen për të vendosur rregullat e BE në një Britani të pavarur me krenari.
Bashkëpunimi policor dhe gjyqësor do të vuante, me Mbretërinë e Bashkuar të përjashtuar nga bazat e të dhënave evropiane të sigurisë së jetës për luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe kontrabandës së njerëzve.
Komisioni Evropian, nën presionin e vendimeve të Gjykatës së Drejtësisë që anulon një marrëveshje të privatësisë së të dhënave me SH.B.A., mund të refuzojë të vërtetojë mbrojtjen e të dhënave të Mbretërisë së Bashkuar. Kjo do të godiste një pjesë të madhe të transaksioneve tregtare dhe bashkëpunimin për sigurinë.
Vendet e BE-së veçanërisht Franca, Belgjika dhe Hollanda do të pësonin humbje dhe përçarje të konsiderueshme nëse periudha e tranzicionit mbaron pa marrëveshje.
Irlanda do të goditej veçanërisht rëndë. Peshkatarët nga Danimarka në Spanjë mund të përballen me shkatërrim nëse papritmas përjashtohen nga ujërat e Mbretërisë së Bashkuar ku kapin rreth 40 përqind të ngarkesës së tyre.
Katër vjet pasi Britania e Madhe votoi për largimin nga BE, një konflikt mes vendesh do ishte thjesht i padëshiruar nga udhëheqësist e BE-së ndërsa ata luftojnë papunësinë masive dhe kërkojnë të arrijnë nga depresioni i koronavirusit.
Kjo do të dobësonte forcën e Evropës në një botë të paqëndrueshme dhe do të inkurajonte fuqitë e jashtme të tilla si Rusia dhe Turqia që kërkojnë pikërisht dobësimin e saj.
Johnson dëshiron të jetë plotësisht i lirë në teori, por nuk ka plane konkrete për të përdorur një liri të tillë në praktikë.
Në të vërtetë, një problem kryesor në negociata ka qenë që ndërsa Kryeministri është i qartë për atë që nuk dëshiron, të jetë i detyruar nga rregullat e Brukselit, ai nuk ka asnjë plan të asaj se si Britania e Madhe do veprojë e vetme në të ardhmen.
Mbretëria e Bashkuar, pretendon se nën maskën për të përhapur virtytin BE, në të vërtetë kërkoi “të ushtronte kontroll” mbi anëtarët e saj.
Përkthyer dhe përshtatur nga: Politico/ F.H, konica.al