MENU
klinika

Analiza

Çfarë dimë për gjeopolitikën e konfliktit në Nagorno-Karabakh?

13.10.2020 - 15:54

Efektet e krizës që u shfaqën pas sulmeve të Jerevanit në rajonin e Azerbajxhanit, Tovuz, në korrik 2020 vazhdojnë ende ndërsa konflikte të reja kanë shpërthyer në Nagorno-Karabakh.

Mbrojtja ushtarake armene ka sulmuar vendbanimet civile në rajonet Aghdam, Tartar, Fuzuli dhe Jabrayil më 27 shtator dhe ka thelluar tensionet midis kombeve fqinje.

Pasi u vranë shumë civilë, Azerbajxhani nisi operacionet ushtarake në Nagorno-Karabakh kundër Armenisë.

Aktualisht, kundërsulmi i Azerbajxhanit po vepron në zonën, Murovdag-Fuzuli-Jabrayil.

Krahasuar me konfliktet e mëparshme, parametrat e sotme janë të ndryshme. Para së gjithash, të dy palët po përgatiten për një luftë të zgjatur siç tregohet nga deklarata e ligjit ushtarak dhe mobilizimet e tyre deri në këto momente.

Për më tepër, Azerbajxhani po tregon se synon të “rikthejë tokat e veta” me taktika të shumanshme.

Qëndrimet rajonale dhe globale

Qëndrimi politik i fuqive të mëdha dhe aktorëve rajonalë në konflikt është i dukshëm.

Moska, e cila ka dy baza ushtarake në Armeni dhe organizoi një stërvitje në shkallë të gjerë ka marrë një qëndrim të tipit, “prit dhe shiko”, ndryshe nga periudha e mëparshme.

Për më tepër, Rusia është një nga eksportuesit më të mëdhenj të armëve dhe municioneve në Armeni.

Ndërsa Moska zyrtarisht bëri thirrje për një armëpushim, duke bërë një deklaratë të përbashkët me dy vendet e tjera bashkë-kryesuese të Grupit të Minskut, që u krijua në 1992 nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë ( OSCE), nuk e detyroi Jerevanin të ndalonte përplasjet.

Sipas disa ekspertëve, Rusia do të marrë një rol më aktiv dhe do përpiqet të mbrojë status kuo-në në rajon nëse Azerbajxhani vazhdon të përparojë me luftimet.

Franca, e cila me SHBA-në është një bashkë-kryesuese e Grupit të Minskut, aktualisht po përdor një diskurs të fortë në politikën e saj të jashtme, ndryshe nga anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian.

Administrata e Presidentit francez, Emmanuel Macron dëshiron të luajë një rol aktiv në Mesdheun Lindor dhe në Libi.

Për më tepër, Parisi synon të rrisë bashkëpunimin kundër Ankarasë dhe të kufizojë Turqinë me Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjiptin dhe Greqinë.

Administrata Macron ka filluar të përdorë të njëjtën retorikë për Nagorno-Karabakun.

Nga ana tjetër, axhenda e Uashingtonit është e ndryshme nga vitet e mëparshme. Sipas Presidentit aktual të SHBA-së, Donald Trump, vendet e rajonit duhet të gjejnë zgjidhje për problemet rajonale mes tyre.

Përkundër kësaj politike që përshkruhet si “pasiguri politike” nga kritikët e tij në Uashington, Trump beson se kombet rajonale duhet të paguajnë koston e krizave në afërsi të tyre.

Për më tepër, administrata e Trump nuk dëshiron një tjetër problem të shtuar, para zgjedhjeve të nëntorit.

Pasi filluan konfliktet në Nagorno-Karabak, Shtëpia e Bardhë nuk bëri asgjë përveçse thirrjes për një armëpushim midis palëve.

Sipas shumë ekspertëve, kjo situatë u krijon mundësi të reja rivalëve të tillë si Rusia dhe rrit konkurrencën rajonale për energjinë.

Moska ka filluar të përqendrohet në zgjerimin e fuqisë së saj pas tërheqjes së Uashingtonit.

Pasi rriti ndikimin e saj në Siri, Presidenti rus Vladimir Putin, filloi të ishte aktiv në Libi. Në ditët e sotme, Putini dëshiron të ketë influencë në Nagorno-Karabakh.

Ankaraja është aktori kryesor që mund të konkurrojë me Moskën në rajon.

Nuk ka dyshim se të dy vendet kanë qënë rivalë gjatë epokave të Perandorisë Osmane dhe Luftës së Ftohtë, por në ditët e sotme, edhe brenda luftës për pushtet, secili dëshiron të rrisë bashkëpunimin në marrëdhëniet dypalëshe në ekonomi dhe mbrojtje duke ulur konfliktin në Siri.

Për shembull, Moska dhe Ankaraja kanë interesa të ndryshme duke filluar nga Krime-ja, Mesdheu Lindor deri në Libi dhe Kaukaz. Aktorët vendimmarrës në Turqi nuk e kanë harruar këtë situatë, por bashkëpunimi dhe konkurrenca janë të të pranueshme në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Para se të fillonte konflikti midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, Rusia dërgoi armë në Jerevan dhe zhvilloi një stërvitje ushtarake.

Ankaraja deklaroi se po fillonte një stërvitje të ngjashme në Baku në të njëjtën periudhë. Që kur rifilloi konflikti më 27 shtator, Turqia ka vazhduar mbështetjen e saj të pakushtëzuar për Azerbajxhanin.

Për vite, Ankara-ja dhe Baku u kujdesën për të zhvilluar marrëdhënie dypalëshe në industrinë politike, ushtarake, ekonomike, kulturore dhe të mbrojtjes.

Gjatë kësaj periudhe, Turqia ndryshoi ekuilibrin në favor të vetvetes.

Pas krizës siriane, konkurrenca rajonale midis dy vendeve është reflektuar në Libi, Ukrainë, Gjeorgji dhe tani më në fund në Nagorno-Karabakh.

Në një kohë kur bota perëndimore po përballet me një pasiguri të madhe, Turqia po luan një rol aktiv në ekuilibrimin dhe stabilizimin e rajonit, duke iu kundërvënë ëndrrave të Rusisë.

Arritjet ushtarake

Konflikti i fundit në Nagorno-Karabak ilustron kapacitetin e ndryshëm ushtarak dhe teknologjik të të dy palëve.

Jerevani ka një partneritet strategjik me Moskën dhe përdor teknologji të prodhuar nga Rusia dhe sisteme armësh që përfshijnë avionë “Sukhoi Su-30”, sisteme raketash S-300 dhe Tor-M2KM, raketa balistike, tanket dhe mjetet e veta ajrore pa pilot (UAV).

Sipas të dhënave të shpenzimeve ushtarake të dhëna nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimit të Paqes në Stokholm (SIPRI), shpenzimet e mbrojtjes në Baku janë rritur që nga viti 2010 dhe aktualisht shkojnë në gati 3.7 miliardë dollarë.

Në periudhën pas vitit 2009, Azerbajxhani shpenzoi katër herë më shumë para se Armenia sipas disa të dhënave.

Së bashku me bashkëpunimin e tij të fortë me Turqinë, Baku ka edhe marrëveshje ushtarake me Izraelin dhe Rusinë. Në arsenalet taktike të Azerbajxhanit përfshihen UAV të prodhuara nga Izraeli, municione shëtitëse IAI Harop, drone, tanke T-90C, automjete të blinduara BTR-82A, helikopterë MiG-35, sisteme raketash S-300, sisteme raketash të mbrojtjes ajrore me rreze, raketa anti-tank Spike NLOS, sisteme raketahedhëse BM-21 Grad, avionë ajrorë D-30, UAVs Bayraktar TB2, raketa TRG-300 Tiger, raketa SOM dhe sisteme raketash Sakarya dhe Kasirga.

Qëllimet strategjike të Bakut

Shpenzimet ushtarake të Azerbajxhanit janë rritur në vitet e fundit pas zhvillimit të ekonomisë së saj përmes eksportit të naftës dhe gazit natyror.

Kur kemi analizuar kapacitetin ushtarak dhe partneritetet ndërkombëtare të Armenisë dhe Azerbajxhanit, të dhënat tregojnë se administrata e Jerevanit ka një varësi asimetrike nga Rusia në kontekstin e nevojave të saj të sigurisë.

Moska ka dy baza ushtarake në Armeni. Në të kundërt, Azerbajxhani ka disa alternativa. Baku ka nënshkruar gjithashtu shumë marrëveshje me Izraelin, Turqinë dhe Ukrainën. Krahasuar me Armeninë, Azerbajxhani është në një pozicion më të ekuilibruar.

Për më tepër, në dekadën e fundit, Ankaraja dhe Baku kanë rritur bashkëpunimin ushtarak. Turqia ka filluar të luajë një rol të rëndësishëm në industrinë e mbrojtjes të Azerbajxhanit. Për shembull, Baku është i interesuar për tanket Altay të prodhuara nga Turqia dhe helikopterët ATAK sipas disa raporteve.

Që nga fillimi i luftimeve më 27 shtator, Azerbajxhani ka pasur një avantazh të madh ndaj Armenisë, veçanërisht falë teknologjisë së tij ushtarake.

Ndërsa Baku deklaroi çlirimin e territoreve të tij si qëllimin e tij kryesor gjatë konfliktit, Jerevani ka qenë në gjendje të përqendrohet vetëm në sjelljen e bashkësisë ndërkombëtare në anën e tij.

Qëllimi kryesor i Armenisë është të mbrojë status kuo-në aktuale në Nagorno-Karabakh, por kushtet për një armëpushim nuk janë krijuar ende për Azerbajxhanin.

Azerbajxhani pati arritje në konfliktin e mëparshëm duke i shkaktuar humbje të mëdha ushtrisë armene, duke bërë përparim në disa rajone dhe duke zbuluar kapacitetin e tij mbrojtës.

Konfliktet e vazhdueshme zbulojnë një pasqyrë të suksesshme për Azerbajxhanin, por është shumë herët të kemi një rezultat përfundimtar. Duke marrë parasysh mundësinë e presionit nga Moska dhe bashkësia ndërkombëtare për një armëpushim dhe fakti që grupe gjeopolitike ose grupe të tjera të reja si Wagner mund të marrin pjesë e bëjnë të pasigurt fitoren absolute.

Një rrezik tjetër i madh është përfshirja ushtarake e fuqive të mëdha në rajon. Për më tepër, përdorimi i raketave balistike mund të ndryshojë natyrën e luftimeve.

Në një skenar tjetër, betejat mund të zgjerohen në Nakhchivan dhe Turqia mund të ndryshojë angazhimet e saj ushtarake.

Si rezultat, çlirimi i Nagorno-Karabakh-ut është çështja më kritike. Administrata e Bakut, e vetëdijshme për këtë, po vazhdon të përdorë kanale diplomatike por mund të vërë një theks më të fortë në mundësitë e saj ushtarake.

Në këtë pikë, Ankaraja duhet të mbështesë Bakun politikisht, diplomatikisht dhe teknologjikisht.

Për më tepër, Turqia duhet të zërë vendin e saj në tryezë dhe të bashkohet me procesin e negociatave me anëtarët e Grupit të Minskut.

Nga ana tjetër, mund të ketë disa zhvillime thelbësore që mund të heqin ekuilibrin në Kaukazin e Jugut.

Para së gjithash, ekziston një status kuo e dobët në rajon pasi Nagorno-Karabah filloi të pushtohej nga Armenët në periudhën e Luftës së Ftohtë.

Situata aktuale në rajon është e rëndësishme për interesat e Jerevanit si dhe ato në Moskë dhe Teheran.

Azerbajxhani dëshiron ta rikthejë tokën e tij dhe kjo mund të ndryshojë status kuo-në.

Për më tepër, zhvillimet në këtë rajon, të njohur si Azerbajxhani i Jugut, ku turqit azerbajxhanë përbëjnë shumicën e popullsisë, duhet të ndiqen me kujdes për sa i përket ekuilibrave të pushtetit në rajon.

Përkthyer dhe përshtatur nga: Dailynews/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN