MENU
klinika

Në cilat rrethana mund të shtyhen zgjedhjet?

Çfarë do të ndodhë nëse Trump sëmuret rëndë?

03.10.2020 - 13:33

Vetëm disa javë larg zgjedhjeve presidenciale, Donald Trump rezultoi pozitiv me koronavirus.

Si pasojë, shtrohen një mori pyetjesh rreth asaj që mund të ndodhë më pas.

Cilat ngjarje të fushatës do të humbë presidenti?

Sipas një shkrimi të BBC-së, Trump është i detyruar të qëndrojë në vetizolim për 10 ditë nga marrja e testit të tij pozitiv për COVID-19 më 1 tetor, kështu që ai mund të jetë ende në gjendje të përfshihet në debatin e ardhshëm presidencial, të planifikuar për 15 tetor.

Një tubim që do të zhvillohej në Florida të premten u anulua. Kështu që u mbajt një video konferencë me të moshuarit në nevojë.

Trump ka planifikuar tubime të tjera gjatë kësaj periudhe, të cilat tani do të duhet të anulohen ose shtyhen.

Në cilat rrethana mund të shtyheshin zgjedhjet?

Periudha e vetizolimit ka një ndikim të qartë në aftësinë e tij për të bërë fushatë. Kështu që është ngritur pyetja nëse zgjedhjet mund të shtyhen dhe si mund të ndodhë kjo.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen me ligj të martën e parë të nëntorit, çdo katër vjet – kështu që këtë vit është në 3 nëntor.

Ndryshimi i datës do të varet nga ligjvënësit amerikanë, dhe jo nga presidenti. Kjo do të kërkonte që shumica e tyre në të dy Dhomat e Kongresit të votonin në favor të çdo ndryshimi të datës.

Dhe sipas BBC-së kjo nuk ka gjasa, duke pasur parasysh që do të duhet të kalojë përmes Dhomës së Përfaqësuesve të kontrolluar nga Demokratët. Edhe nëse do të ndryshohej, kushtetuta e SHBA-së rregullon që një administratë presidenciale zgjat vetëm për katër vjet. Pra, mandati i Presidentit Trump automatikisht do të përfundojë në mesditën e 20 janarit, 2021.

Ndryshimi i kësaj date do të kërkonte një ndryshim të Kushtetutës. Kjo do të duhej të aprovohej nga dy të tretat e ligjvënësve amerikanë ose legjislaturat e nivelit shtetëror, pastaj tre të katërtat e shteteve të SHBA- e cila është, përsëri, e pamundur.

Çfarë do të ndodhë nëse shëndeti i tij përkeqësohet?

Tani për tani, presidenti Trump raportohet të ketë “simptoma të lehta”. Amendamenti i 25-të lejon një president të dorëzojë pushtetin te zëvendëspresidenti, që do të thotë se Mike Pence do të bëhej president i përkohshëm. Pasi të rikuperohej, Trump mund të rimarrë pozicionin e tij.

Nëse presidenti do të ishte shumë i sëmurë për të dorëzuar pushtetin, kabineti dhe zëvendëspresidenti mund ta deklaronin atë të paaftë për të vazhduar dhe Z. Pence do të merrte rolin udhëheqës.

Nëse Z. Pence do të bëhej “i paaftë” gjithashtu, sipas “Presidential Succession Act”, Nancy Pelosi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve – një Demokrate – do të ishte në radhë, megjithëse ekspertët kushtetues thonë se një transferim i tillë i pushtetit do të shkaktonte beteja ligjore.

Nëse ajo nuk do të ishte e gatshme ose e “paaftë” për të marrë rolin, ai do t’i dorëzohej një senatori të lartë republikan, aktualisht 87-vjeçarit Charles E Grassley. Edhe kjo pothuajse me siguri do të përballej me sfida ligjore.

A ka qenë ndonjë president “i paaftë” më parë?

Në vitin 1985, kur presidenti Ronald Reagan ishte në spital për operacionin e kancerit, ai vendosi zëvendëspresidentin e tij, George HW Bush, në krye të detyrës.

Nëse Trump nuk do të ishte në gjendje të vazhdonte me zgjedhjet, emri i kujt do të dilte në votim?

Nëse për çfarëdo arsye, një kandidat i zgjedhur nga një parti si kandidati i tyre presidencial nuk është në gjendje të përmbushë atë rol, ka procedura të qarta që do të hyjnë në lojë.

Megjithëse zëvendëspresidenti Mike Pence fillimisht do të merrte detyrat presidenciale, ai nuk do të bëhej domosdoshmërisht kandidati elektoral i partisë Republikane – pasi ata tashmë e kanë nominuar zyrtarisht z. Trump.

Sipas rregullave të partisë, 168 anëtarët e Komitetit Kombëtar të Republikës (RNC) do të votonin për të zgjedhur një të propozuar të ri presidencial, me Mike Pence si një nga kandidatët e mundshëm.

Ndryshe, as demokratët dhe as republikanët nuk kanë zëvendësuar asnjëherë të nominuarin e tyre presidencial, pasi i kanë zgjedhur zyrtarisht.

Po votat e parakohshme?

Kjo do të hidhte shumë pasiguri, thonë ekspertët, pasi miliona vota postare janë dërguar tashmë me emrat e kandidatëve të emëruar nga partitë e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN