MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë i shkakton infeksionet e fytit?

01.10.2020 - 06:45

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë i shkakton infeksionet e fytit?

Mjeku: Me fillimin e ditëve të ftohta, infeksionet e fytit dhe të rrugëve të sipërme respiratore janë më të shpeshta, si pasojë e qendrimit në ambjente të mbyllura dhe mbartja e infeksionit nga një person tek tjetri bëhet përmes rrugëve sperklo-ajrore.

Bajamet janë një portë mbrojtëse e traktit të sipërm respirator. Në këtë rajon ekziston një numër i madh i bakterieve, të cilat janë florë normale dhe mbrojtëse për organizmin tonë.

Bakteriet e tilla që ndodhen si florë normale janë Streptokokus viridians dhe ato jo­hemoli­tike që janë të afta të prodhojnë disa substanca të quajtura Bakterocina, të cilat frenojnë rritjen e bakterieve patogjene.

Shkaktarët e Tonsillofaringitit

Tonsillofaringiti në 90% të rasteve e shkaktojnë viruset si: Adenoviruset; Coxsackie; Viruset Epstein.Vetëm 10% të rasteve, shkaktar është strepto­kokus pyogenes grupi A.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.