MENU
klinika

Shifrat rekord rikthejnë frikën

Çfarë po ndodh në botë me pandeminë?

14.10.2020 - 18:57

Hija e koronavirusit ka nisur të shtrihet mbi qiejt e shumicës së vendeve evropiane, ndërsa pjesa dërrmuese e tyre po raportojnë rritje rekord të numrit të të infektuarve. Edhe pse ishte paralajmëruar se pandemia e Covid-19 pritej që të rikthehej me një valë të dytë me ardhjen e vjeshtës, sërish ky shtim i numrave ka rikthyer frikën tek qytetarët evropianë.

Tendenca që po vihet re në Shqipëri, është në fakt duke ndodhur në të gjithë Evropën dhe madje përtej oqeanit, në Amerikë.

Po si paraqitet situata sot?

Italia ka raportuar një rritje rekord të infeksioneve ditore, me 7332 për këtë të mërkurë. 43 persona nuk ia dolën dhe numri total i vdekjeve tashmë është 36289. Numri i njerëzve të shtruar në spital për Covid-19 gjithashtu u rrit me mbi 400, duke shkuar në 5,470 brenda 24 orëve të fundit, me 539 persona në kujdes intensiv. Ndërkohë një sindikatë mjekësh ka paralajmëruar se me këtë ritëm, shumë shpejt spitalet do të mbushen plot.

Edhe Rumania ka shënuar një numër rekord të rasteve të reja, teksa 4016 janë shtuar këtë të mërkurë. Vendi me 19 milion banorë ka gjithsej 164,477 raste të konfirmuara dhe 5,601 vdekje.

Franca, vendi që ka shënuar më shumë rritje të infeksioneve në ditët e fundit, teksa mjekët në Paris kanë deklaruar se shtretërit në spitale janë drejt ezaurimit të plotë, pritet që të shohë shtrëngim të masave, që do të shpallen nga kryeministri Macron.

E njëjta gjë po ndodh në Gjermani, ku kancelarja Merkel ka thirrur në Berlin, kryeministrat e 16 shteteve federale të Gjermanisë. Shefi i Kabinetit i kancelares deklaroi se takimi pritet të ketë një “dimension historik”, sa i përket masave të ardhshme për frenimin e infeksioneve. Agjencia e kontrollit të sëmundjes së Gjermanisë regjistroi 5,132 infeksione të konfirmuara në 24 orët e fundit, një nivel që nuk është parë që nga 11 Prilli.

Kryeministri i Portugalisë u është drejtuar qytetarëve, duke thënë se “duhet ta mposhtim lodhjen për të fituar maratonën. Na duhet Rregullorja e Ndërgjegjes sonë për ta mposhtur këtë virus”. Vendi i tij ka shtrënguar ndërkohë masat. Maskat të detyrueshme në publik, grumbullimet jo më shumë se 5 vetë, festat familjare (martesa) jo më shumë se 50 vetë, gjoba deri 10 mijë Euro për bizneset që nuk zbatojnë rregullat

Në Poloni, mjekët kanë ngritur alarmin se kapacitetet spitalore janë pranë ezaurimit total, ndërkohë që qeveria e ka hedhur poshtë pretendimin, ndonëse numrat edhe mes polakëve kanë shënuar një rritje të fortë.

Ndërkohë në Katalonjë, qeveria ka lejuar baret dhe restorantet të ofrojnë shërbim vetëm në këmbë dhe për të marrë ushqimet me vete, ndërkohë që dyqanet dhe tregjet do funksionojnë me kapacitet 30% ndërsa kinematë dhe teatrot me 50%.

Alarm për mbingarkesën e sistemit kanë dhënë edhe autoritetet belge, sipas të cilave nëse rritja ditore do të vazhdojë me këtë ritëm, deri në mes të nëntorit nuk do të ketë më vende në kujdesin intensiv. “Ne do të arrijmë kapacitetin maksimal prej 2,000 shtretërish nga mesi i nëntorit në Kujdesin Intensiv, nëse kjo lloj rritje vazhdon. Duhet absolutisht ta shmangim këtë skenar”, deklaroi zëdhënësi i komitetit të krizës, Yves Van Laethem.

Në Zvicër, rastet e reja kanë qenë dyfishi i një dite më parë, me 2823. Qeveria pritet të thërrasë një mbledhje të emergjencës për të vendosur mbi veprimet që do ndërmerren me qëllim shmangien e izolimit.

Ndërsa Kroacia raportoi 748 infeksione të reja prej Covid-19 të mërkurën, një rekord ditor, me kryeqytetin Zagreb që gjithashtu regjistroi një rekord prej 211 rastesh të reja.

Siç shihet, tashmë e gjithë Evropa është nën mësymjen e koronavirusit, diçka që po vihet re edhe në Shqipëri me shtimin e rasteve të ditëve të fundit. Një konfirmim i faktt që Covid-19 nuk do të ikë shpejt dhe se, sjellja e virusit është kudo e njëjtë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!