Turqia ka lidhje të ngushta me Azerbajxhanin dhe dëshiron një vend në tryezën e negociatave, por interesi i Ankarasë shkon përtej dashurisë ‘vëllazërore’. NATO, Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Irani në mënyrë të përsëritur kanë bërë thirrje për ndalimin e luftimeve të ashpra që shpërthyen midis Azerbajxhanit dhe Armenisë për rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut në fund të shtatorit.
Turqia gjithashtu ka bërë thirrje për armëpushim, por duket se ka ndërruar qëndrim.
Në fillim të tetorit, Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan vlerësoi “operacionin e Azerbajxhanit për të mbrojtur territoret e veta dhe për të çliruar Karabakun e pushtuar”.
Turqia qëndron dhe do të vazhdojë të qëndrojë me “Azerbajxhanin, miqësore me të gjitha mjetet dhe me gjithë zemër”, tha Erdogan.
Turqia dhe Azerbajxhani kanë lidhje të forta ekonomike, ushtarake, kulturore dhe gjuhësore. Erdogan ka thënë vazhdimisht se ata janë “një komb, dy shtete”.
Po ashtu Turqia dhe Armenia lidhen historikisht midis tyre. Armenia e quan vrasjen e deri në 1.5 milion armenëve në periudhën osmane një “gjenocid”, të cilin Turqia e hedh poshtë.
Deri më sot, më shumë se 1000 njerëz janë vrarë, përfshirë dhjetëra qytetarë në të dy palët për shkak të konfliktit për Nagorno-Karabakhun.
Analistët thonë se mbështetja e Turqisë ndaj Azerbajxhanit në këtë moment të luftimeve ka luajtur një rol të rëndësishëm duke e kthyer këtë konflikt në më seriozin në rajon që nga vitet 1990 dhe zbulon dukshëm ambiciet më të gjera të Ankarasë në rajon.
Mbështetje ‘e pakushtëzuar’
Ndërsa Turqia gjithmonë ka mbështetur pretendimet e Azerbajxhanit mbi territorin e diskutueshëm në rajon, ajo nuk luajti një rol të rëndësishëm retorik ose ushtarak në mbështetje të Bakut në konfliktet e saj të mëparshme me Armeninë. Marrëdhënia e Turqisë dhe Azerbajxhanit madje mori një goditje të madhe në 2008 ndërsa Turqia ndoqi një politikë të afrimit me Armeninë.
“Dështimi i atyre përpjekjeve diplomatike midis Turqisë dhe Armenisë ishte në dëm të marrëdhënieve Turqi-Azerbajxhan,” tha Sinan Ulgen, një ish diplomat turk i cili tani kryeson Qendrën për Studime të Ekonomisë dhe Politikës së Jashtme me qendër në Stamboll. Por pas kësaj marrëfhëniet mes vendeve u bënë sërish të ngushta.
Lidhjet ushtarake janë thelluar ndjeshëm midis Turqisë dhe Azerbajxhanit gjatë 10 viteve të fundit ndërsa shteti i pasur me naftë dhe gaz kaloi shumë për të fituar epërsi ushtarake ndaj fqinjës së saj shumë më të varfër Armenisë.
Turqia përgatit oficerë në forcat e armatosura Azeriane dhe ajo është bërë furnizuesi i tretë më i madh i Azerbajxhanit me armë pas Izraelit dhe Rusisë – Moska armatos si Armeninë dhe Azerbajxhanin, pavarësisht se ka një pakt mbrojtje me Jerevanin.
Azerbajxhani dhe Turqia mbajtën stërvitje të përbashkëta ushtarake në korrik dhe gusht dhe Turqia la dy nga avionët e saj luftarakë F-16 në qytetin azerbajxhanas të Ganja. Ndërkohë, shitjet e armëve të Turqisë në Azerbajxhan janë rritur gjashtë herë këtë vit. Shitjet përfshijnë dronë të sofistikuar të prodhuar në Turqi, Bayraktar TB2.
‘Ndryshuesit e lojës’
Baku thotë se ka bërë fitime të konsiderueshme në territorin e pushtuar nga Armenët gjatë muajit të kaluar. Më 22 tetor, Azerbajxhani tha se kishte dëbuar forcat armene për të marrë kontrollin e plotë të kufirit të tij me Iranin.
“Në këtë fazë të luftimeve, dronët turq kanë qenë ata që kanë ndryshuar lojën,” tha Unluhisarcikli.
Ndryshe nga dronët “kamikazë” të prodhuara nga Izraeli, dronët e Turqisë janë me përdorim të shumëfishtë. Ata gjithashtu duket se janë teknologjikisht superiorë ndaj disa prej pajisjeve ushtarake ruse të Armenisë dhe paraqesin një kërcënim serioz për të. Armenia gjithashtu ka akuzuar Turqinë për dërgimin e personelit të saj ushtarak si dhe mercenarëve sirianë në Azerbajxhan – gjë që Ankaraja dhe Baku e mohojnë të dy.
Ulgen tha se transferimi i trupës ushtarake turke në vitet e fundit ka qenë një faktor kryesor në fitimet e dukshme të Azerbajxhanit në fushën e betejës.
Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev (djathtas) shtrëngon duart me Ministrin e Jashtëm të Turqisë Mevlut Cavusoglu gjatë një takimi në Baku, Azerbajxhan më 6 tetor 2020
Cilat janë synimet e Turqisë?
Mbështetja e Turqisë për Azerbajxhanin shkon përtej dashurisë vëllazërore. Azerbajxhani është vendimtar për sigurinë e energjisë së Turqisë dhe është një investitor i madh në ekonominë e dobët turke.
Importet e gazit të Ankarasë nga Azerbajxhani u rritën me 23 përqind në gjysmën e parë të vitit 2020. SOCAR, kompania shtetërore e naftës e Azerbajxhanit, është bërë investitori më i madh i huaj në Turqi.
Ulgen tha se Turqia synon gjithashtu të bëhet një fuqi rajonale me ndikim dhe dëshiron shumë një rol në politikën në të ardhmen e çështjes së Nagorno-Karabakut. Ankaraja e sheh grupin e ndërmjetësimit të OSBE-së në Minsk si të bashkë-kryesuar në mënyrë joefektive nga Rusia, Franca dhe Shtetet e Bashkuara.
“Turqia është realiste në kuptimin që, në Karabak, qëllimi nuk është të eliminojë ndikimin rus,” tha Ulgen. “Por është për të fituar ndikim, në mënyrë që Turqia të marrë fuqi mbi Rusinë që mund ta përdorë potencialisht në Siri ose në Libi.”
Ulgen tha:
“Unë mendoj se [rritja e ndikimit turk në Azerbajxhan] me të vërtetë zhvendos gjeopolitikën dhe kjo minon dominimin afatgjatë të Rusisë në rajon.”
Përkthyer dhe përshtatur nga: Alzjazeera/ F.H, konica.al