MENU
klinika

U shërua nga Covid më shpejt se normalja

Cili është ilaçi ‘çudibërës’ që përdori Trump?

09.10.2020 - 19:23

Donald Trump, presidenti i SHBA para disa ditësh, u infektua me Covid-19. Por për habi, ai u shërua më shpejt se normalja. Lajmi i shërimit të Trump pati dilema të shumta dhe ragime negative nga njerëzit. Por presidenti e bëri vetë me dije sesi mund të kurohej aq shpejt. Donald Trump ka përdorur antitrupa “Regeneron”, si një ilaç të mundshëm për t’u shëruar nga Covid-19, ndërkohë që ai vazhdimisht ka kërkuar të kufizojë aksesin e abortit.

Një nga ilaçet më efektive është krijuar duke përdorur qeliza njerëzore të marrë nga një abort, një praktik kjo e denoncuar në mënyrë të përsëritur nga presidenti Trump dhe mbështetësit e tij Ilaçi është një pjesë antitrupi monoklonal i zhvilluar nga kompania ” Regeneron”. Presidenti mori një sasi prej 8 gramësh, kur u shtrua në spital gjatë fundjavës . Ky ilaç ende nuk është i aprovuar.

Qelizat e përdorur për zhvillimin janë të njohura si qelizat HEK-293T. Ato fillimisht u morën nga një veshkë embrionale pas një aborti të kryer në Hollandë në vitet 1970. Donald Trump, vazhdimisht ka kërkuar të kufizojë aksesin e abortit, ku lëvizja anti-abort është një nga bazat më entuziaste të mbështetjes së Trump. Në vitin 2019, administrata e tij ndaloi fondet për shkencëtarët qeveritarë për të punuar në studime që përfshijnë qelizat burimore embrionale, duke prekur rreth 31 milion dollarë kërkime.

Ndërsa kompania Regeneron, ka thënë se nuk i konsideron qelizat “ind”. Regeneron ka punuar me qeverinë amerikane për të zhvilluar terapi me antitrupa monoklonale për vite me radhë. Në vitin 2018, studiuesit nga Regeneron dhe qeveria amerikane përdorën të njëjtën linjë qelizash në zhvillimin e një terapie për virusin Ebola. Ndërkohë ilaçi, Regeneron nuk është i disponueshme për publikun dhe është testuar vetëm në 275 persona deri më sot.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!