MENU
klinika

Strategjia e suksesshme e vendit fqinj

Dikur “delja e zezë”, sot model në luftimin e koronavirusit!

13.10.2020 - 09:18

Italia në valën e parë të pandemisë Corona vajtoi shumë viktima. Ndërkohë ky vend konsiderohet si model në luftën kundër virusit.

Ajo ka kaluar shumë në jetë, me moshën 108 vjeçare që ka. Fatima Negrini i ka shpëtuar gripit spanjoll, Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, dhe tani Covid-it 19. Megjithëse në valën e parë të pandemisë në Milano, ajo humbi shumë nga miqtë që kishte në shtëpinë e kujdesit për të moshuarit. Fatima Negrini: “Unë kam kaluar shumë në jetë dhe vazhdoj të jetoj ende. Duket sikur Jezusi nuk do të më marrë.”

Kjo është mrekulli, thonë shumë vetë në Italinë e veriut dhe për këtë Fatima Negrini dëshiron t’u kthejë diçka mbrapsht të tjerëve, t‘u japë të tjerëve kurajo. Sepse pandemia bëri kërdinë në muajin mars, sidomos në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit të Milanos dhe përreth në Lombardi. 33 000 vetë ranë viktimë e sëmundjes në Itali, gati gjysma prej tyre në veri të vendit.

Spitalet u mbushën plot me javë të tëra. Vanda Gatti, një ndihmëse vullnetare e Kryqit të Bardhë italian kujton skenat dramatike që ka kaluar. Pati ditë kur asaj i duhej të ishte në punë 12 orë rresht: “Detyra ime ishte të ndihmoja njerëzit që shkonim i merrnim, por eksperienca që pata ishte krejt e ndryshme nga ajo e mëparshmja. Sepse zakonisht ne marrim me vete në spital edhe një nga familja ose dikë që kujdeset për të sëmurin.”

Por për shumë vetë ndihma ishte me vonesë. Në varrezat kryesore të qytetit, prehen 128 viktima të Covid 19, që u desh të varroseshin shpejt e shpejt, për shkak të rrezikut të shpërndarjes së infeksionit. Njerëz, për të cilët familjarët nuk u lajmëruan dot, ose për të cilët nuk mund të organizohej ceremonia e varrimit. Qyteti i Milanos mendon tani që të ngrejë për ta në parcelën 87 të varrezës një përkujtimore.

Vanda Gatti, Kryqi i Bardhë Italian: “Përvoja ishte shumë traumatike, ishte si një lloj cunami që ndryshon gjithçka, qëndrimin tonë ndaj jetës, sjelljen tonë.”

“Duhet një strategji europiane për të fituar luftën ndaj virusit”

Ndaj në Itali ende është në fuqi detyrimi i mbajtjes së maskës në të gjitha ndërtesat. Por edhe jashtë në sheshet e mbushura me njerëz nga ora 18:00 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit. Italianët duan ta pengojnë me çdo kusht vendosjen edhe një herë nën izolim total. Për javë me radhë ata nuk lejoheshin të dilnin nga shtëpitë.

Rregullat e forta shpjegojnë se përse italianët nuk ndodhen tani mes valës së dytë të pandemisë, thotë Maria Rita Gismondo. Ajo është drejtore e laboratorit të COVID në klinikën universitare “Sacco”, në Milano. Shifrat e larta të njerëzve që humbën jetën në mars dhe prill nuk duhet të përsëriten.

Ajo kërkon bashkëpunim më të madh me vendet e tjera. “Unë mendoj se ne duhet ta trajtojmë problemin në nivel europian, me të njëjtat terapi, këmbim eksperiencash, rregullash karantine. Duhet një strategji europiane për të fituar luftën kundër këtij virusi.”

Profesorja Gismondo thotë, se e rëndësishme është shpejtësia e reagimit. Për të luftuar virusin qeveria italiane po aplikon në shkolla mundësinë e realizimit të analizave të shpejta. Për nxënësit Matteon dhe motrën e tij Vittoria, ky është një lajm i mirë.

Ata kanë frikë nga një izolim tjetër dhe mësim nga shtëpia për javë të tëra. „Unë shpresoj që të kemi mundësi të heqim shpejt maskat dhe të mos na duhet të respektojmë rregullat e mbajtjes së distancës.”

Por deri sa të vijë ajo ditë të gjithë duhet të mbajnë maskat, paralajmëron Fatima Negrini njerëzit në vendin e saj:

“Mos lejoni që gabimet të përsëriten. Unë pyes veten ndonjëherë si do të përfundojë e gjithë kjo. Unë jam e moshuar dhe do të vdes, por shqetësohem për ata që do të jetojnë.”

Prandaj ajo paralajmëron për rreziqet dhe lutet. Për shumë njerëz në Italinë e Veriut, Fatima është kthyer në simbol të forcës së rezistencës dhe vullnetit të hekurt.

DW

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!