MENU
klinika

Fjala pas Asamblesë

Edi Rama: Ja pse merrem me Ilir Metën!

09.10.2020 - 19:05

Kryeministri Edi Rama, pas Asamblesë së Partisë Socialiste, tha para gazetarëve se e përmendi disa herë Ilir Metën në fjalën e tij për arsye se, sipas tij, presidenti është problemi më i madh i shqiptarëve.

“Problemi i madh mes shqiptarëve dhe të ardhmes quhet Ilir Meta dhe LSI. Ky është problemi i madh i zgjedhjeve të ardhshme dhe mendoj se shqiptarët do t’i japin zgjidhje këtij problemi gjatë zgjedhjeve të ardhshme”, deklaroi Rama.

Kur u pyet nëse partia që ai drejton do të shtojë filtrate në mënyrë që kandidatët e saj të mos i kapë dekriminalizimi, Rama u përgjigj:

“Filtrat i ka ligji, PS-ja nuk ka dhomë torturash për të nxjerrë sekretet e errëta që mund të ketë ndonjëri. Nëse ligji të kap që nuk ke thënë të vërtetën, partia ka për detyrë të reagojë në mënyrën e duhur”.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!