MENU
klinika

"Ata që e mbështesin do të japin llogari"

Erdogan: Armenia, shtet hajdut!

01.10.2020 - 14:54

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ka paralajmëruar Armeninë se do të japë llogari për luftën ndaj Azerbajxhanit.

Duke folur në Parlamentin turk, Erdogan është shprehur se Turqia do të vazhdojë të mbështesë vëllezërit e saj të Azerbajxhanit.

Sipas kreut të shtetit turk, rruga e paqes së përhershme për Azerbajxhanin kalon përmes tërheqjes së armenëve nga çdo pëllëmbë e territorit të tyre.

“Si Turqi do të vazhdojmë me zemër dhe me të gjitha mundësitë të mbështesim vëllezërit tanë të Azerbajxhanit, për të cilin ne veten tonë e shohim si “një komb, dy shtete”. Rruga e paqes së përhershme në këtë rajon kalon përmes tërheqjes së armenëve nga çdo pëllëmbë e territorit azerbajxhanas që ata kanë pushtuar. Ata që mbështesin këtë shtet hajdut (Armeninë) i paralajmëroj se do të japin llogari përpara ndërgjegjes së përbashkët të njerëzimit”, ka thënë Erdogan.

Demokratët bëjnë analizën e humbjes në zgjedhje!

Arsyet pse Kamala Harris nuk fitoi garën presidenciale

Shpenzime marramendëse dhe dështim zgjedhor

Si u shpenzuan 1.6 miliardë dollarë në fushatën e Harris

Nga “Marco i vogël” në Sekretar Shteti në SHBA

Çfarë e pret Berlinin e Brukselin nën një mandat të Rubios?