MENU
klinika

"Është llastuar për 30 vite..."

Erdogan flet për përleshjen mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

09.10.2020 - 09:32

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) është një ndër krizat më të mëdha të shekullit të fundit.

“Në periudhën kur vendet e zhvilluara perëndimore kanë hyrë në luftëra maskash, popujt e Afrikës fatkeqësisht janë lënë në fatin e tyre kundër pandemisë”, tha Erdoğan.

“Ndjejmë keqardhje të madhe që deri më sot nga kjo sëmundje janë prekur rreth 1.5 milion prej miqve tanë afrikanë”, u shpreh ai.

“Malësia e Karabakut është një tokë e Azerbajxhanit”

Erdoğan, në fjalimin e tij, gjithashtu foli edhe rreth konfliktit të fundit mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Malësia e Karabakut është një tokë e Azerbajxhanit e okupuar që rreth 30 vite nga Armenia”, theksoi ai, për të vazhduar:

“Zgjidhja e këtij problemi, i cili është kthyer në gangrenë për 30 vjet për shkak të qëndrimit pa kompromis dhe të llastuar të Armenisë është të marrë fund okupimi”, tha ai.

Përleshjet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit filluan më 27 shtator, kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile azerbajxhanse dhe pozicionet ushtarake në rajon, duke shkaktuar edhe viktima.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor ndërkombëtarisht i njohur i Azerbajxhanit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Dy shtete, një komb”

Erdogan hap zjarr në jug të Kaukazit