Presidenti Rexhep Taip Erdogan foli me homologun e tij rus, Vladimir Putin ditën e sotme. Në telefonatën e këmbyer mes tyre ai deklaroi se Turqia pret një zgjidhje të përhershme për konfliktin e Nago-Karabakut.
Dy udhëheqësit diskutuan kryesisht çështje rajonale, veçanërisht konfliktin Azerbajxhan-Armeni ku dihet ndikimi që kanë të dy këto shtete në konflikt dhe interesat e përbashkëta.
Erdogan nga ana e tij, paralajmëroi Putinin se Armenia po përpiqet të shndërrojë okupimin e saj 30-vjeçar në rajonin e Nagarag-Karabakut në një pushtim të përhershëm.
Ai më tej nënvizoi se Turqia po pret një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë të konfliktit.
Putini, nga ana e tij shprehu shqetësimet lidhur me përshkallëzimin e situatës në luftërat e zhvilluara në Lindjen e Mesme, në konfliktin Nagorno-Karabak.
Ai gjithashtu tha që Putin dhe Erdogan ritheksuan rëndësinë e një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Moska për të dy palët.
Nagorno-Karabaku është përfshirë nga luftëra të ashpra gjatë javëve të fundit që u kanë marrë jetën e 600 njerëzve, përfshirë civilë.
Ky rajon konsiderohet nga Kombet e Bashkuara dhe madje edhe njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.
Azerbajxhani ka çliruar deri më tani më shumë se 20 fshatra në Nagorno-Karabak që kur nisën luftimet midis forcave armene dhe azerbajxhanase në fund të shtatorit.
Përleshjet filluan më 27 shtator kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile të Azerbajxhanit dhe pozicionet ushtarake në rajon, duke shkaktuar jo pak viktima.
Kujtojmë se një armëpushim u arrit midis dy vendeve të shtunën e kaluar por u ndërpre në pak momente pas marrëveshjes pasi forcat armene nisën sërish bombardimet.
Konflikti i cili zgjat prej dekadash nuk ka gjetur ende asnjë zgjidhje edhe pse ka patur vazhdimisht ndërhyrje nga Grupi i Minskut dhe është bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.
Përkthyer dhe përshtatur nga: Dailynews/ F.H, konica.al