MENU
klinika

“Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me jetën e tyre”

Forumi i Antisemitizmit/ Rama: Të luftojmë ekstremizmin, për të ardhmen tonë të përbashkët

28.10.2020 - 16:45

Ka nisur Forumi i parë ballkanik kundër Anti-semitizmit, aktiviteti i rëndësishëm ky i organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në fjalën e hapjes, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla e ndali vëmendjen te sjellja unike e shqiptarëve me hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Shqiptarët asokohe jo vetëm i mbrojtën ata nga nazistët, por edhe u dorëzuan në vend të tyre të origjinës. Balla tha se Shqipëria shquhet për vlerat e saj si toleranca fetare apo dhe ‘Besa’.

“Pavarësisht fesë apo besimit, është rrënjosur në strukturën etike dhe morale të Shqipërisë. Kjo është pjesë e një kodi shekullor të njohur si “besa”, një kod nderi”, tha Balla.

Kryeministri i vendit Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur në Forumin Ballkanik Kundër Semitizmit, përmes “Skype” deklaroi se shqiptarët kanë mbrojtur me jetën e tyre hebrenjtë që erdhën në Shqipëri.

Rama thekson se shqiptarët dhe të gjitha kombet duhet të luftojnë ekstremizmin, për të ardhmen e përbashkët të popujve.

“Unë përfaqësoj Shqipërinë, që është mishërim i mbrojtjes së hebrenjve dhe i luftës së ekstremizmit të dhunshëm, që ushqehet që urrejtja ndaj civilizimit hebre. Shqipëria e sheh Izraelin dhe civilizimin hebre si shtyllë të bashkëjetesës. Shqiptarët e kanë parë bashkësinë hebraike si dritën e syve. Hebrenjtë u kthyen në Shqipëri në gur të çmuar, shabati ishte garantuar me të drejtë me ligj. Shqiptarët rrezikuan jetën për të mbrojtur hebrenjtë, ishin myslimanë dhe të krishterë, duke i mbrojtur edhe me jetën e tyre.

Ka episode, ku dy vëllezër shqiptarë strehuan një familje hebreje dhe përfunduan në kampe përqendrimi, duke pretenduar se ishin ata hebrenjtë, që ata kërkonin. Edhe në të tashmen duhet ta luftojmë antisemitizmin, për të mbrojtur vlerat dhe parimet tona. Ne inauguruam memorial dedikuar Holokaustit. Po punohet për një muze që do të nderojë komunitetin hebre e do të nderojë këtë miqësi, në të ashtuquajturën rruga hebreje”, deklaroi Rama.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!