MENU
klinika

"Reforma në burgje filloi me mua ministre…"

Gjonaj e Drejtësisë: Regjimi 41-biss i “dhemb” edhe ndonjë deputeti këtu

22.10.2020 - 09:53

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në interpelancën që po zhvillohet në parlament këtë të enjte për sistemin e burgjeve, akuzoi se ka deputetë edhe brenda sallës së parlamentit që gjithë këtë process e bëjnë për shkak të lidhjeve që kanë me element brenda burgjeve, dhe sidomos pas aplikimit të sistemit 41-biss.

“Nga 2017 kur unë mora drejtimin e ministrisë, ndryshimet kanë qenë rrënjësore. Në tre vjet kemi kryer reforma të rëndësishme që janë vlerësuar nga partnerët ndërkombëtarë. Zbatimi I regjimit 41-biss ka shënuar një kthesë të jashtëzakonshme, duke ndërprerë sadopak lidhjet me krimin” tha Gjonaj.

Sipas saj, puna ka qenë e madhe. Janë 937 kallzime penale nga drejtoria e burgjeve ndërkohë që 235 janë punonjës të burgjeve. Kjo do të thotë se po luftohet korrupsioni në burgje, tha ajo.

Interpelanca është kërkuar nga deputeti Lefter Maliqi, dikur ka shërbyer në qeverinë “Rama” si zv.drejtor I Përgjithshëm I burgjeve.

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës