MENU
klinika

"Nuk ka më tolerime"

Greqia ultimatum Turqisë

01.10.2020 - 17:09

Kreu i qeverisë greke Kyriakos Mitsotakis i ka dërguar një mesazh të qartë presidentit turk Rexhep Erdogan, në deklaratën e tij para fillimit të Samitit në Bruksel.

Sipas medias greke “Protothema”, Mitsotakis iu referua sjelljes së Turqisë në Mesdheun Lindor, duke thënë se “ka ardhur koha që Evropa të diskutojë me guxim dhe sinqeritet se çfarë marrëdhënie dëshiron vërtet të ketë me Turqinë”.

“Një gjë është e sigurt tha kryeministri grek, provokimi turk, qoftë i manifestuar përmes veprimeve të njëanshme ose i manifestuar përmes retorikës ekstreme, nuk mund të tolerohet më. Dhe jo vetëm sepse sjellja turke shkel të drejtat sovrane të dy vendeve anëtare të BE, Greqisë dhe Qipros, por edhe sepse kjo sjellje turke dëmton interesa të rëndësishëm gjeopolitikë të të gjithë të Evropës në Mesdhe”, u shpreh kryeministri grek.

Mitsotakis shtoi se nëse Turqia nuk ndjek rrugën e dialogut, Evropa do duhet të marrë veprime kundër saj.

“Dy shtigje hapen para nesh, njëra është rruga e dialogut të diplomacisë, një dialog i cili duhet të bazohet në respektimin e ligjit ndërkombëtar, shmangien e veprimit të njëanshëm dhe rregullat e fqinjësisë së mirë.

Mënyra tjetër është përshkallëzimi i tensioneve, të cilat në mënyrë të pashmangshme do të çojnë herët a vonë Evropën të ndërmarrë veprime kundër Turqisë.

Greqia ka provuar në praktikë se dëshiron të ndjekë rrugën e parë. Turqisë i mbetet të bëjë të njëjtën gjë, por ajo duhet ta bëjë atë në mënyrë të qëndrueshme dhe me stabilitet,” theksoi kryeministri grek.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vazhdon kërcënimet dhe nis "Stuhi në Mesdhe"

“Ai përdor refugjatët si armë”, Turqia i përgjigjet Austrisë