MENU
klinika

Përplasjet për detin

Greqia-Turqisë: Presim lëvizjen e parë për uljen e tensioneve

06.10.2020 - 19:57

SH.B.A. dhe Greqia, riafirmuan bindjen e tyre se çështjet e detit duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore.

Kryeministri i Greqisë ka thënë se ai mirëpret lëvizjet e Turqisë për të ulur tensionet e krijuara së fundmi në Mesdheun Lindor, por i bëri thirrje Ankarasë të tregojë një angazhim më të fortë për përmirësimin e marrëdhënieve.

Marrëdhëniet midis dy aleatëve dhe fqinjëve të NATO-s janë të mbushura me mosmarrëveshje duke filluar nga kufijtë detarë deri në ishullin e ndarë etnikisht të Qipros.

Tensionet erdhën në qendër të vëmendjes këtë verë kur secila palë deklaroi pretendimet për të marrë pjesë të Mesdheut Lindor dhe Turqia dërgoi një anije studimi për të përshkruar perspektivat e mundshme të shpimit të naftës dhe gazit, duke zemëruar kështu Greqinë.

Kujtojmë se Turqia tërhoqi anijen në mes të shtatorit.

Vendi ynë e mirëpret një hap të parë të bërë nga Turqia drejt de-përshkallëzimit të tensioneve të fundit,” tha të martën Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, pas bisedimeve në Athinë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Tani mbetet të shihet nëse është një veprim i sinqertë apo një manovër jetëshkurtër,” tha Mitsotakis, duke shtuar se Greqia ishte e vendosur për dialog dhe diplomaci për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje.

Përfaqësues nga Presidenca turke thanë se Erdogan foli me Merkel përmes një video-konference dhe i tha asaj se BE “iu nënshtrua shantazheve” nga Greqia dhe Qipro, të cilat kishin kërkuar sanksione kundër Ankarasë.

SH.B.A. ka bërë thirrje për një zgjidhje paqësore të krizës.

“Shtetet e Bashkuara dhe Greqia… ripohuan bindjen e tyre se çështjet e detit duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore në përputhje me ligjin ndërkombëtar,” thanë SH.B.A. dhe Greqia, gjithashtu aleatë të NATO-s, në një deklaratë të përbashkët kohët e fundit pasi Sekretari i Shtetit i SH.B.A. Mike Pompeo takoi homologun e tij grek, Nikos Dendias.

Pas takimit, Pompeo e përshkroi vizitën si “produktive” në një postim në Twitter, duke shtuar se të dy vendet ndajnë një “vizion të përbashkët strategjik”.

SH.B.A. gjithashtu përshëndeti gatishmërinë e Greqisë për të kërkuar marrëveshje detare me fqinjët e saj në rajon.

“Shpresojmë që bisedimet jo vetëm të fillojnë, por është e rëndësishme që mosmarrëveshjet të zgjidhen në mënyrën më të përshtatshme për secilin shtet” i tha Pompeo Agjencisë së Lajmeve të Athinës.

Pompeo ka thënë më parë se SHBA-të janë “thellësisht të shqetësuara” për veprimet turke në Mesdheun Lindor.

Lidhjet energjetike

SH.B.A. shpreson të ndërtojë lidhjet e saj energjetike me Greqinë, e cila kërkon të bëhet një qendër energjie në Ballkan dhe të ndihmojë Evropën të diversifikojë burimet e saj të energjisë.

Athina tashmë importon sasi të mëdha të gazit natyror të lëngshëm të SH.B.A.-ve.

“ExxonMobil”, Totali i Francës dhe “Hellenic Petroleum” i Greqisë kanë ngritur një ndërmarrje të përbashkët që do të kërkojë gaz dhe naftë në ishullin grek të Kretës.

SH.B.A. ka shprehur gjithashtu interes në privatizimin e porteve të Alexandroupolis dhe Kavala në Greqinë veriore.

Pompeo dhe Ministri Grek i Zhvillimit Adonis Georgiadis kanë nënshkruar një marrëveshje shkencore dhe teknologjike.

Të dy vendet duan të bashkëpunojnë për inteligjencën artificiale, sigurinë kibernetike, 5G dhe privatizimin e infrastrukturës strategjike.

F.H.

Demokratët bëjnë analizën e humbjes në zgjedhje!

Arsyet pse Kamala Harris nuk fitoi garën presidenciale

Shpenzime marramendëse dhe dështim zgjedhor

Si u shpenzuan 1.6 miliardë dollarë në fushatën e Harris

Nga “Marco i vogël” në Sekretar Shteti në SHBA

Çfarë e pret Berlinin e Brukselin nën një mandat të Rubios?