E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, Rudina Hajdari është shprehur se tashmë ka ardhur koha për një ndryshim. Duke iu referuar aktivistëve në kohën e ‘90-ës, Hajdari shprehet se sot jemi në kushte të ngjashme në përballje me kundërshtarët.
Hajdari: Ka ardhur momenti padyshim, që të kemi një ndryshim sepse nëse në kohën e ’90-ës, ata që guxonin dhe kushtet ishin pak më ndryshe le të themi, vërtet riskonin jetën e tyre. Sot jemi në kushtet pothuajse të ngjashme, por mund të them që gjithë kundërshtarët që dalin në skenën politike asgjësohen në mënyrë barbare nga kundërshtarët politikë.
Dudushi: Një lloj vrasje politike po thua?
Hajdari: Një lloj vrasje politike, ndaj duhet të qëndrojmë fort dhe mos të shkojmë.. uroj që kjo mos të ndodhë më në Shqipëri sepse është një turp i madh, por gjithsesi duhet që patjetër ne të qëndrojmë fort edhe t’i bëjmë ballë kësaj beteje.