31.10.2020 - 09:59
Është hapur mëngjesin e sotëm spitali COVID-3 në vend, që do të shërbejë për trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus.
Po ashtu mësohet se janë transportuar në ambientet e këtij spitali gjashtë pacientët e parë të infektuar.
Spitali Covid-3 ndodhet në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, tek ish-kirurgjia e vjetër, ndërsa mësohet se përmban 150 shtretër.
Kujtojmë se dje u shënua një rekord i ri i rasteve të të infektuarve me koronavirus në vendin tonë ku 319 persona rezultuan me covid.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Në 24 orët e fundit