MENU
klinika

Çështjet e mbetura të Brexit

Johnson: BE të bëjë një marrëveshje si e Kanadasë

03.10.2020 - 16:03

Kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi se është në dorë të Bashkimit Europian nëse palët do të arrijnë një marrëveshje për tregtinë, duke i kërkuar Brukselit të arrijë një ujdi me Britaninë, të ngjashme me atë të Kanadasë.

“Shpresoj ta kemi një marrëveshje, është e gjitha në dorën e miqve tanë. Ata kanë bërë një marrëveshje me Kanadanë, përse të mos e bëjnë me ne? Jemi kaq pranë, kemi qenë anëtarë për 45 vite,” u shpreh Johnson për BBC.

Kryeministri britanik dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të zhvillojnë një bisedë gjatë ditës, për të diskutuar çështjet e mbetura pezull mes tyre.

Ky bisedim mes palëve vjen në një kohë që Bashkimi Evropian ka ndërmarrë veprime ligjore kundër Mbretërisë së Bashkuar, për shkak të planeve të Londrës zyrtare për të mos pranuar disa seksione të Marrëveshjes së Brexit.

Të dyja palët kërkojnë nga njëra tjetra kompromis për të zgjidhur këto mosmarrëveshje.