“Vizion apo vegim”
Arabia Saudite në udhëkryq
David H. Rundell
“Gjak dhe Naftë”
Kërkimi i pamëshirshëm i Mohammed bin Salman për pushtetin global
Nga Bradley Hope dhe Justin Scheck
Një nga momentet më të vështira në qeveri, më ndodhi në vitin 1995. Isha një punonjës i ri në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe një sulm terrorist në Arabinë Saudite premtonte që trazirat sa vinin e do shtoheshin./Konica.al
Në një takim të agjencive për këtë temë, iu drejtova përfaqësuesit të Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, duke e pyetur se kur ishte hera e fundit që e kishin azhurnuar planin emergjencës për konflikt të brendshëm në mbretëri. Më doli si pyetja e duhur për të bërë, nga ato që gjëra që NSC duhej të pyeste. Do të kishte qenë e pafalshme po të mos e bëja atë pyetje. Mirëpo, gjithë më të vjetrit dhe të mençurit që ndodheshin në tryezë më vështruan sikur sapo t’i kisha thënë gjeneralit: “Unë do të lyhem me benzinë dhe do t’i vë shkrepsen vetes. Dëshironi të bashkoheni me mua?”. Më pas, një tjetër i moshuar më tërhoqi mënjanë dhe më shpjegoi, në padurim: “Ne nuk kemi plane emergjence për këtë situatë. Do të ishte si të përpiqesh të bësh plane emergjence, që Toka të përplaset me diellin”.[…] Pra, çështja kryesore ishte nëse rrënimi i shtetit eventual do të ndodhte para apo pas çastit, kur bota mund të jetonte pa naftën e Lindjes së Mesme. Ky, në pak fjalë, është problemi ynë me Arabinë Saudite.[…] Në të vërtetë, thuajse gjithë shtetet e Lindjes së Mesme përballen me zgjedhjen midis reformës ose revolucionit, megjithëse shumë këmbëngulin të kapen pas represionit në vend. Fatkeqësisht, revolucioni dhe lufta civile kanë provuar kërcënimet më të mëdha për prodhimin e naftës. Dhe bota nuk është akoma e gatshme të jetojë pa rezervat e pakrahasueshme, prodhimin e madh dhe kapacitetin e veçantë unik të Arabisë Saudite. Të gjitha fragmentimet në botë nuk mund të kompensojnë humbjen e naftës saudite.
Cila është arsyeja pse kursi aktual i Riadit nën mbretin Salman dhe djalit të tij, Princit të Kurorës Muhamed bin Salman (M.B.S.), është kaq i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara. Transformimi dramatik që M.B.S. po përpiqet të sjellë, është saktësisht përgjigjja e duhur për mbretërinë dhe atë që Shtetet e Bashkuara duan që të ndodhë atje. Prapëseprapë, Arabia Saudite është një aleat i vështirë. Është shumë e rëndësishme të hidhet mënjanë, por është po aq e pangjashme për t’u përshtatur lehtësisht me vlerat amerikane. Nga ana tjetër, M.B.S. është një autokrat i ri i guximshëm që bën po aq hapa të padrejtë, sa edhe lëvizje lavdëruese. Ai është kaq i vendosur të përforcojë politikën autoritare të mbretërisë, sa është për të modernizuar ekonominë dhe për të liberalizuar kulturën e saj[…]
Bradley Hope dhe Justin Scheck, gazetarë investigativë të “Wall Street Journal”, e trajtojnë këtë subjekt në mënyra të ndryshme në “Gjak dhe Naftë: Kërkim i pamëshirshëm për pushtet global nga Mohammed bin Salman”. Për një lloj lexuesi të caktuar, ky libër do të ishte ideal. Është plot gjallëri dhe i mirëshkruar, përvijon portretin e një burri me zemër të brishtë. Gjithsesi, duhet të dini se ky është një libër mbi një subjekt joshës, por të kufizuar: etja e M.B.S. për pasuri dhe fijet lidhëse me vullnetin e tij për pushtet. Hope dhe Scheck kanë gërmuar shumë për këtë temë dhe kanë zbuluar histori marramendëse. Sidoqoftë, shumë prej historive nuk hedhin dritë mbi ngjarjen. Ato shpesh duken bindëse, por është e pamundur të jesh i sigurt. Dhe si F. Gregory Gause, një nga ekspertët kryesorë akademikë perëndimorë në Arabinë Saudite, pëlqen të thotë, kur bëhet fjalë për familjen mbretërore, ata që dinë nuk flasin, kurse ata që flasin nuk dinë gjë. Po më e rëndësishmja, për shkak të këtij fokusi, faktorët gjeostrategjikë dhe gjeoekonomikë shpesh neglizhohen në rrëfimin e tyre. Pra, ata japin një kapitull të tërë mbi M.B.S. që blen një pikturë të Leonardo da Vinçit për 450 milionë dollarë, por vetëm disa faqe mbi vendimin për të ndërhyrë në Jemen, pa dyshim, lëvijzja strategjike më e rëndësishme (dhe më e dëmshme) e Riadit (Riyadh) në 30 vitet e fundit. Hera-herës ata kërkojnë një narrativë koherente me insistimin e tyre në dobësitë e M.B.S. në dëm të dinamikave të tjera. Si rrjedhojë, lufta e naftës në vitin 2020 me Rusinë, në të cilën Riadi përmbyti tregun për të detyruar Moskën të pranojë kufijtë e prodhimit kolektiv, zbret në një nënprodukt të krenarisë së tepruar të M.B.S. Çfarëdo roli që mund të ketë luajtur egoja në të, ky version anashkalon faktin se çmimi i naftës po binte dhe sauditët, apo prodhuesit e tjerë kishin nevojë të domosdoshme për ta stabilizuar, ndërkohë që Rusia nuk pranoi ta bënte. Për më tepër, vendimi saudit për të përmbytur tregun dhe për të ulur çmimin nën 20 dollarë për fuçi funksionoi./Konica.al/Kjo e detyroi Moskën të binte dakord për ndërprerjet e prodhimit, për pasojë kjo konsiderohet si një fitore e madhe për Riadin.
Çdo aleancë është e vështirë. Edhe Uinston Çërçill dhe Franklin Ruzvelt ishin të irrituar me njëri-tjetrin, le pastaj ato të Stalinit me de Golin. […] Pra, pas sulmeve të Iranit 2019, sauditët mësuan se në industrinë e naftës, ajo që dikur kishte qenë një angazhim i patundur amerikan – dhe themeli i sigurisë së tyre për 75 vjet – mund të hidhej poshtë për një kaprico të kotë, edhe pse me pasoja në dëm të tyre ose dikujt tjetër.
Sauditët mund të jenë aleatë problematikë, por vlen të theksojmë se Shtetet e Bashkuara shpesh janë aleati më i vështirë nga të gjithë./Konica.al