MENU
klinika

A u shkel 5 Qershori?

Kim: Opinioni im është i qartë, ajo që ndodhi përtej 5 Qershorit, shkon përtej…

22.10.2020 - 21:10

Ambasadorja e SHBA në Tiranë komenton ndryshimet kushtetuese të votuara nga parlamenti shqiptar dhe jep mendimin e saj për 5 Qershorin.

E pyetur nëse marrëveshja e 5 Qershorit u shkel apo jo, Kim ka dhënë një përgjigje të qartë:

“Ajo që ndodhi përtej 5 Qershorit, shkon përtej 5 Qershorit por nuk e shoh si shkelje të 5 qershorit”, deklaroi ambasadorja Kim në emisionin “Opinion”.

“Mendoj se deklarata që nxorri ambasada e SHBA ishte shumë e qartë, pra që metoda me të cilën u arrit marrëveshja 5 qershorit ishte një mënyrë e mirë dhe që duhet të ishte përdorur si model për marrëveshjet në të ardhmen.

Në të njëjtën kohë ne nuk mund të mohojmë kopetencën e parlamentit për të miratuar legjislacion. Lidhur me pyetjen nëse 5 Qershori u shkel apo jo, njerëz të ndryshëm kanë mendime të ndryshme.

Edhe opinioni im është shumë i qartë për këtë, ajo që ndodhi përtej 5 Qershorit, shkon përtej 5 Qershorit por nuk e shoh si shkelje të 5 qershorit”, u shpreh ambasadorja Kim.

Duke “ftohur” presidentin Ilir Meta qe kercenon me shperndarje parlamenti, kataklizme dhe harakiri nese mazhoranca nuk ndryshon ligjin e ri zgjedhor qe fut listat e hapura dhe koalicionet me liste unike ne zgjedhje.

Ndersa Sali Berisha me se njehere eshte shprehur se Edi rama ka shkelur marreveshjen e 5 qershgorit per te vjedhur zgjedhjet, nje qendrim qe ka mbajtur dhe Lulzim Basha, por qe ky i fundit ka hequr dore tashme dhe po merret me plehrat dhe konferencat e shtypit!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ambasadorja u përgjigjet akuzave se mbështet qeverinë, flet edhe për Metën

Yuri Kim: Çfarë më thanë ish-ambasadorët amerikanë para se të vija në Shqipëri?


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!