Civilët nga të dy palët janë në mes të bombardimeve vdekjeprurëse në rajonin e Kaukazit të Jugut për më shumë se 25 vjet.
Territori që është një “mollë sherri” prej dekadash, është shtëpia e rreth 150.000 njerëzve, është një zonë me popullsi etnike armene dhe njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit nga gjithë bota.
Por, popullata e Nagorno-Karabakut që në një shumicë dërrmuese është armene do të vetë-qeveriset ose të bashkohet me Armeninë.
Rajoni u shkëput nga kontrolli i Azerbajxhanit në një luftë në vitet 1990 që vrau rreth 30.000 njerëz.
Një armëpushim i brishtë, i ndërmjetësuar nga Rusia, hyri në fuqi të shtunën, por u prish pothuajse menjëherë, me të dy vendet, Armeni dhe Azerbajxhan që filluan duke akuzuar njëri-tjetrin për sulmet e reja.
Azerbajxhani pohoi dje se të paktën nëntë persona u vranë nga një sulm me raketa me rreze të gjatë në një ndërtesë në qytetin e saj të dytë më të madh, Ganja, ndërsa Armenia pretendon se forcat azerbajxhanase bombarduan qytetin kryesor të Stepanakert në Nagorno-Karabak, si dhe qytetin e Hadrut.
Civilët e të dy vendeve ndodhen në një fushë-betejë, ndër më vdekjepruëset për më shumë, me përplasje që përfshijnë artileri, tanke, dronë dhe aeroplanë luftarakë.
Qindra ushtarë janë vrarë gjithashtu, nga të dy palët.
Besohet se shifrat e vërteta të vdekjeve nga konflikti janë shumë më të larta se ato që janë raportuar deri më tani.
Numri i vdekjeve në Karabak
Nga 27 shtatori deri më 9 tetor, 20 civilë u vranë nga forcat azeriane, 12 burra dhe tetë gra dhe të paktën 101 civilë të tjerë janë plagosur.
Raporti tha se dëmet në shkallë të gjerë janë shkaktuar gjithashtu në vendbanime, si dhe në infrastrukturë. Rreth 70.000 njerëz janë zhvendosur në përshkallëzimin e fundit, thonë zyrtarët.
Raporti tha se dëmet në shkallë të gjerë janë shkaktuar gjithashtu në vendbanime, si dhe në infrastrukturë. Rreth 70.000 njerëz janë zhvendosur në përshkallëzimin e fundit.
Në total, rreth 5.800 prona private janë shkatërruar dhe 520 automjeteve private. Dëme janë shkaktuar në 960 pjesë të infrastrukturës civile, objekte publike dhe industriale.
Mësohet se ditën kur armëpushimi hyri në fuqi, forcat azeriane në qytetin e Hadrut vranë të paktën katër civilë: Misha Movsisyan, nënën e tij Anahit Movsisyan, Nver Grigoryan dhe Artyom Mirzovan.
Një civil tjetër 75-vjeçar u vra në qytetin e Martini, duke e çuar numrin e të vdekurve në 25 sot.
Sipas faqes së internetit armene ‘Civil Net’, e cila mbledh artikuj të bazuar në kërkime, të paktën 429 ushtarë etnikë armenë janë vrarë në konflikt deri më tani. Shumica që vdiqën ishin të rinj, rreth 20 vjeç.
Numri i të vdekurve në Azerbajxhan
Dje, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Azerbajxhan tha se 41 civilë ishin vrarë deri më tani dhe që numri i personave të plagosur u rrit në 205. Sulmet nga Armenia kanë shkatërruar 1,165 shtëpi, 57 ndërtesa dhe 146 ndërtesa publike. Si në Nagorno-Karabak, përplasjet nuk kanë kursyer askënd.
Një çift, i quajtur Anar dhe Nurchin, vdiqën së bashku nën rrënoja pas një sulmi nga forcat armene në Ganja.
Përkthyer dhe përshtatur nga: Aljazeera/ F.H, konica.al