MENU
klinika

Ja sa do të zgjasë bllokimi!

Ky është vendi i parë në Europë që rikthen karatinën

20.10.2020 - 20:35

Irlanda do të mbyllë pjesën më të madhe të ekonomisë dhe shoqërisë së saj, në një bllokim të dytë për COVID-19, që do të përfshijë disa nga kufizimet më të ashpra në Europë.

Dyqanet me produkte ose shërbime jo-thelbësore do të mbyllen dhe njerëzve u kërkohet që të qëndrojnë në shtëpi per gjashte jave dhe bllokimi do te nise qe nga mesnata e se merkures.

Vizitat në shtëpi private ose kopshte nuk do të lejohen dhe nuk do të ketë mbledhje përveç dasmave dhe funeraleve të kontrolluara fort. Numri i të ftuarve s’duhet të kalojë 25 për dasmat dhe deri në 10 njerëz mund të jenë në një funeral.

Do të ketë një sistem gjobash, për ata që shkelin kufizimet, përveç njerëzve që iu duhet të lëvizin për punë apo për qëllime të tjera të rëndësishme.

Dy familje mund të takohen në natyrë, vetëm brenda kufirit të udhëtimit. Transporti publik do të funksionojë me kapacitet 25%.

Bashkë me dyqanet jo-thelbësorë të shitjeve me pakicë, do të mbyllen edhe sallonet e bukurisë, palestrat, qendra të kohës së lirë etj. Lokalet e natës, kafenetë dhe restorantet do të lejohen të shërbejnë vetëm vakte për t’u mrrë me vete apo për t’u dërguar.

Shkollat dhe çerdhet do të mbeten të hapura por Martin Marjoram, presidenti i Unionit të Mësuesve të Irlandës, tha se anëtarët e tij ishin të shqetësuar dhe ishte i nevojshëm testimi më i shpejtë i koronavirusit që shkollat të mbeteshin të hapura.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!