MENU
klinika

Kryediplomatja kosovare akuzon Lajçak

“Dëshiron të kthejë idenë e korrigjimit të kufijve”

17.10.2020 - 10:01

Kryediplomatja kosovare akuzon Lajçakun se dëshiron të kthejë idenë e korrigjimit të kufijve

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se deklaratat e Lajçakut për ndryshim kushtetute të Kosovës për të akomoduar një Republikë Srpska janë diskutime paranojake.

Haradinaj-Stublla ka shkruar në Twitter se Serbia duhet të kërkojë falje për gjenocidin e shkaktuar, të respektojë 33 marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel me objektivin e qartë për njohje reciproke,raporton Gazeta Express.

“Kërcënimet dhe diskutimet deluzionale që kanë për qëllim ndryshimin e kushtetutës për të akomoduar të ashtuquajturën “Republika e Dodikut” brenda Kosovës- në realitet për të sjellur sërish idenë e shkëmbimit të territorit dhe kufijëve etnikë si diçka më pak se të rrezikshme në këtë krahasim. Lajm i mirë të dyja do të dështojnë sërish. Kosova është e zotuar për dialog konstruktiv me Serbinë, kërkimfalja dhe drejtësia për krimet gjenocidale të Serbisë në vitet e 90’ta, kthimin e menjëhershëm dhe informatat për personat e zhdukur në varresat masive në Serbi dhe respektimin e 33 marrëveshjeve teknike me objektivin për njohje reciproke në kufijtë aktualë”, ka shkruar Ministrja e Jashtme./Express/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat