MENU
klinika

Kush do vaksinohet fillimisht?

Manastirliu tregon si do sigurohet vaksina anti-Covid

29.10.2020 - 12:44

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se fillimisht do të vaksinohet me vaksinën anti-covid 20% e popullisë. Në Kuvend, ministrja tregoi edhe si do të sigurohet vaksina nëpërmjet instrumentit të kovaksit.

“Ndër vendimet e rëndësishme që qeveria ka ndërmarrë për të parandaluar Covid-19 është edhe marrëveshja mes Shqipërisë dhe aleancës Gavi për pjesëmarrje në strfukturën globale në qasjen e vaksinës nëpërmjet instrumentit të kovaksit.

Ne financojmë si shtet për vaksinën e sigurt dhe efektive. Aleanca Gavi është ndërkombëtare ku qindra shtete financojnë daljen sa më shpejt të një vaksine.

Ne me aktin që miratojmë sot, i cili do të bëhet ligj japim mundësi që në momentin që vaksina të jetë efektivë të fillojmë të vaksinojmë 20% të popullatës, duke vlerësuar strategjinë e vjeshtë dimër dhe për vaksinimin e grupeve të  rriskuara do të jenë 1 mln e 140 mijë doza vaksine që do të projektohen nëpërmjet kësaj marrëveshje duke financuar direkt 3 mln e 900 mijë dollarë dhe më pas të vijojmë me negociatat për vijimin e vaksinimit kur vaksina e sigurt të jetë e disponueshme”, tha ministrja.

Por, sipas saj deri në dalje të vaksinës duhet të respektohen masat.

“Deri në momentin që të dalë vaksina dhe kurat të jenë të disponueshme ne do të na duhet që betejën tonë ta bëjmë cdo ditë, cdo ditë duke zbatuar masat e thjeshta, duke ofruar kujdes, duke mos neglizhuar asnjë qytetar që ka nevojat shëndetësore dhe patjetër që një ditë virusi do të mposhtet dhe ne do ti kthehemi normalitetit”, tha Manastirliu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!