MENU
klinika

“Amatorizëm i gjallë”

Mbajtja e maskave në rrugë/ Mjeku Erion Dasho: Masë pa vlerë

11.10.2020 - 08:41

Specialisti i Shëndetit Publik Erion Dasho thotë se mbajtja e detyrueshme e maskave në rrugë “janë masa me efektin më të diskutueshëm dhe më pa vlerë në se nuk kombinohet me trinomin testo-gjurmo-trajto dhe me trinomin distancim-maskë në mjedise të mbyllura-higjienë!”

Në një postim në rrjetet sociale, Dasho thekson se kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë duet “të zbatojnë masat strategjike që u kemi ofruar dhe shpjeguar deri në detaje! Koha është për masa shkencore dhe të bazuara mbi evidenca dhe jo për amatorizma!”.

“Amatorizëm i gjallë që tregon se të paaftët që këshillojnë kryeministrin apo ministren ende nuk kanë mësuar as të lexojnë anglisht dhe të kuptojnë ato që fliten dhe rekomandohen prej muajsh nga institucionet prestigjioze ndërkombëtare!”, shkruan mjeku specialist.

POSTIMI I PLOTE

EPIDEMISË I PËRGJIGJEMI ME … PROPAGANDË
Në momentin kur rreziku nga COVID ka arritur në nivele alarmante dhe gjithë Europa po përballohet me rritje të shpejtë të numrit të të infektuarve, Shqipëria fsheh kokën si struci, injoron shkallën më të lartë të vdekshmërisë reanimatore në Europë dhe vazhdon të mburret se jemi vendi me performancën më të mirë kundër COVID-it.
Performanca e kryeministrit dhe ministrit të shëndetësisë sot nuk mund të quhet veçse patetike!

Në trinomin testo-gjurmo-trajto, ministria dhe shteti ynë vazhdojnë të rezultojnë ngelës në klasë që në elementin e parë – testimin.
Kryeministri në mënyrë të paturpshme u mburr me trefishim të numrit të testeve në raport me korrikun, kur dihet se ky trefishim ofrohet nga sektori privat dhe përballohet nga xhepat e shqiptarëve me çmimin më të kripur në BE, plot 100 EURO për test! Dhe me gjithë këtë sakrificë të qytetarit, ende jemi vendi i fundit në Europë për numër testesh.

Asnjë fjalë për trajtimin ku pacientët shqiptarë po konsumojnë antibiotikët dhe antikoagulantët si karamele dhe ku secilin shqiptar e pret realiteti i zymtë i tre cikleve trajtimi me antibiotikë, antikoagulantë dhe kortizonikë pa ardhur ende fundi i pranverës.
Gjurmimi epidemiologjik (të cilin kryministrit ja kanë servirur kush e di nga cili status që unë dhe kolegët botojmë çdo ditë) bëhet si në Anglinë e shekullit të 19-të, me çantë në dorë dhe pa asnjë mjet dixhital. Një turp ky për Europën e shekullit të 21-të!

“Zgjidhja” që ofron “ish babai” i kohës së pranverës janë maskat në rrugë dhe gjobat!

Amatorizëm i gjallë që tregon se të paaftët që këshillojnë kryeministrin apo ministren ende nuk kanë mësuar as të lexojnë anglisht dhe të kuptojnë ato që fliten dhe rekomandohen prej muajsh nga institucionet prestigjioze ndërkombëtare!

Maskat në rrugë janë masa me efektin më të diskutueshëm dhe më pa vlerë në se nuk kombinohet me trinomin testo-gjurmo-trajto dhe me trinomin distancim-maskë në mjedise të mbyllura-higjienë!

Në se kemi arritur që t’i mbushim mendjen kryeministrit dhe ministres se realisht na pret një dimër i vështirë këtë vit, ata bëjnë mirë të lexojnë statuset e dhjetëra mjekëve dhe specialistëve të shëndetit publik të cilët, realisht të shqetësuar dhe të alarmuar për shëndetin dhe jetën e shqiptarëve, kanë muaj që shkruajnë e flasin.

Sa më parë, kryeministri dhe ministrja bëjnë mirë të zbatojnë masat strategjike që u kemi ofruar dhe shpjeguar deri në detaje!
Koha është për masa shkencore dhe të bazuara mbi evidenca dhe jo për amatorizma!

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!