MENU
klinika

Nga CNN/ Debati i fundit

Ku ndryshojnë Trump dhe Biden?

23.10.2020 - 09:00

Presidenti Donald Trump ishte “disiplinuar” për debatin presidencial të së enjtes mbrëma dhe shmangu ndërprerjet e kundërshtarit.

Dhe me ish-nënkryetarin Joe Biden në gjendje të fliste këtë herë, ndryshe nga debati i parë, pati një diskutim serioz mbi politikat.

Kandidatët  folën në Universitetin Belmont në Tenesi për kujdesin shëndetësor, policinë, politikën e jashtme, politikën tregtare, ndryshimin e klimës, politikën e energjisë dhe më shumë.

Por mosmarrëveshjet dhe dallimet e tyre ishin shpesh aq teknike saqë amerikanëve u duhej një fjalor me kodet për të ndjekur bisedën.

Who won the presidential debate? 4 winners and 5 losers from the last Trump-Biden debate - Vox

Këtu janë disa nga çështjet kryesore:

Covid

Trump vazhdoi të minimizonte ashpërsinë e virusit dhe të mbronte reagimin e tij të hershëm, duke kufizuar udhëtimin nga Kina, dhe duke premtuar, pavarësisht nga faktet, se një vaksinë do të jetë gati së shpejti. Biden, duke treguar numrin e të vdekurve nga virusi, në mënyrë të përsëritur mbajti një maskë dhe tha se ai do nxiste mbajtjen e maskave, distancimin shoqëror dhe kufizimet në gjëra të tilla si ngrënia në restorante.

Kujdesit shëndetësor

Trump ende mendon se Obamacare – Akti i Kujdesit të Përballueshëm – duhet të zhvlerësohet. Ai ka kaluar vite duke premtuar një plan për ta zëvendësuar atë. Por ende nuk ka ndonjë plan. Biden, nga ana tjetër, dëshiron të zgjerojë Aktin e Kujdesit të Përballueshëm duke shtuar opsionin e kujdesit shëndetësor publik.

Imigracioni

Disi Trump po e akuzonte Biden për çnjerëzim në imigracion, duke argumentuar se administrata Obama filloi politikën e ndarjes familjare. Ka akoma më shumë se 500 fëmijë prindërit e të cilëve nuk mund të gjenden, dhe Trump, gjatë debatit tha “Ata janë trajtuar shumë mirë”.

Familja e Biden
Trumpi sulmoi djalin e Biden dhe akuzoi ish-nënkryetarin për të bërë para nga Kina. Ai ishte më specifik për këto sulme se sa për çdo temë tjetër në debat.
“Unë nuk kam marrë asnjë qindarkë nga asnjë qeveri e huaj,” tha Biden dhe në mënyrë të përsëritur theksoi se Trump ka një llogari bankare në Kinë, sipas The New York Times.

The final showdown: 5 things to watch in last Trump-Biden debate

Drejtësia dhe racizmi

Biden e quajti Trump presidentin më racist. Trump tha se ai ka bërë më shumë për zezakët amerikanë se çdo president tjetër.

Biden sigurisht organizoi projekt-ligjin e krimit të vitit 1994 që ndihmoi në krijimin e mbi-burgosjes. Dallimi tani është që Trump dëshiron të demonizojë protestuesit për drejtësi racore dhe të nxjerrë veten si Presidentin e ;igjit dhe rendit .

Politika e jashtme
Trump duhej të shpjegonte marrëdhënien e tij me Kim Jong Un, despotin e Koresë së Veriut që ai takoi dhe më pas nuk arriti të hiqte dorënga ambiciet bërthamore. Biden tha se ai kurrë nuk do të takohej me një “bandit” si Kim. Që do të thotë se Presidenti Biden nuk do të takohej kurrë me Kim.

Në lidhje me çështjen e kundërshtarëve amerikanë që ndërhyjnë në zgjedhjet e SHBA, siç Rusia vazhdon të bëjë dhe Kina dhe Irani janë përpjekur, Biden tha se ata do të paguanin një çmim. Trump ka rezistuar në mënyrë të vazhdueshme për të bërë Rusinë të paguajë një çmim për ndërhyrjen në zgjedhjet që e bënë atë President në 2016.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNN/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nëse Biden tani refuzon, mund ta quanin…

Analiza/ Si e futi Trump debatin e parë presidencial në kaos?