MENU
klinika

Marrëdhëniet BE-Turqi

Merkel: Përparimi është në interes të të dyja palëve

17.10.2020 - 10:44

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke bërë thirrje për uljen e tensioneve në Mesdheun Lindor, theksoi se përparimi në marrëdhëniet mes Bashkimit Europian dhe Turqisë është në interes të të dyja palëve.

Merkel, pas samitit të BE-së në Bruksel, në një konferencë për media, përsëriti mbështetjen e saj për deklaratën përfundimtare të BE-së të vendosur para 14 ditëve mbi zhvillimet në Mesdheun Lindor.

Ajo kritikoi vendimin e Turqisë për dërgimin e anijes së kërkimeve Oruç Reis sërish në rajon, duke e cilësuar si të panevojshëm dhe pretendoi se kjo nuk ul tensionet, por i rrit.

“BE dëshiron të përparojë në kuadër të axhendës pozitive”, theksoi kancelarja gjermane, Merkel.

Merkel duke pohuar se Ankaraja duhet të përmbahet nga “hapa provokuese” shtoi se axhendën tonë duhet të punojmë mbi pjesën pozitive.

“Përparimi në marrëdhëniet BE-Turqi është në interes të të dyja palëve”, shtoi ajo.

Merkel njoftoi se kishte anuluar samitin e politikave kineze që ishte planifikuar të zhvillohet në nëntor në Berlin për shkak të rritjes intensive të rasteve të koronavirusit të ri (COVID-19).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Grekët një tumor malinj që do çrrënjosen"

Aleati i Erdogan: Lufta me Greqinë është çështje kohe

Pse Ankaraja mund ta godasë Athinën pa humbur asnjë jetë ushtari?

ANALIZA: A do të shpërthejë lufta Turqi-Greqi?