Kryeminstri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së, veçoi si një arritje reformën në drejtësi dhe rrugën e gjetjes së drejtësisë, një parim që PS, siç tha e mbron fort.
Nga ana tjetër shtoi ai qendrojnë liderët e tjerë të cilët do iu shkaktojnë shuëm vështirësi shqiptarëve, por kurrë drejtësi.
“Çfarë kemi bërë ne në fakt, që sipas meje është themelore për të karakterizuar dallimin mes nesh dhe atyre që na pararendën dhe qoftë për të përcaktuar pse-në e PS si parti e vetme për ta çuar vendin përpara. Ne vendosëm raportin e drejtë me drejtësisnë, jo vetëm për sistemin por në sensin bazik të së drejtës. Ne duhet ta bëjmë pjesë këtë të bashkëbisedimit me shqiptarët nga sot deri kur të bjërë gongu në sprint drejt 25 prillit. Sot drejtësia si drejtësi është një kantier ku punohet, ku ka plot akoma rrëmujë, ka plot pisllëk, plot ende për të përfunduar, por ku për herë të parë qysh nga ndryshimi i sistemit janë vendosur themelet e një sistemi drejtësie që do i japë mundësinë fëmijëve tanë të mos e pësojnë si ata që lindën apo ishin fëmijë në vitet ‘90, që sot janë bërë burra e gra dhe që nuk e kanë një sistem drejtësie të plotë.
Për të ngritur një sistem drejtësie të plotë duhet kohë. Vendet që ju referohemi si modele i janë ngritur sistemet kur as ata që na kanë bërë kokën s’kishin lindur akoma.
Përtej sistemit të drejtësisë, ku e përsëris që njerëzit kanë shumë të drejtë, të thonë dhe themi ku është drejtësia sot, patjetër që nuk është aty ku e presim, s’është ende aty në pozicion, por kush tjetër mund ta bënte atë që ne e mundësuam? Kush e besonte se do vinte dita që koorporata më e madhe antishtet, më e madhja fitimprurëse nën xhaketën e shtetit, koorporata e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar do të cmontohej? Askujt. Kjo është një arsye qoftë dhe e vetme për të kuptuar kush do drejtësi nesër, të mbështesë sot pa ekuivok PS.
Mjafton të dëgjoni Metën, Saliun, Monikën, Lulin edhe pse Luli bën çfarë i thonë këta tre të tjerët, për të kuptuar që me ne në krye ka shumë vështirësi, por nesër do të ketë drejtësi, me ata vetëm vështirësi, por kurrë s’ka për të pasur drejtësi”,- tha Rama ndër të tjera.