MENU
klinika

“Po kur të dal në park vetëm, zogjtë e pyllit do infektoj?”

Mjeku Artan Koni: Ja çfarë nuk shkon me rregullin e ri për maskat

11.10.2020 - 12:40

Mjeku i njohur, Artan Koni, kritikoi vendimin e fundit të qeverisë për të mbajtur maskat kudo, duke filluar nga e enjtja e ardhshme. Koni theksoi se ky është një vendim i palogjikshëm dhe që nuk do të zbatohet nga qytetarët, pasi sipas tij, ata nuk e kanë kuptojnë këtë rregull.

“Patjetër që kjo nuk është masa e duhur, por është e pritshme, pasi në Shqipëri vazhdojmë akoma me mentalitetin komunist, që masat merren me goditje të përqendruar si në zbor. Iu themi njerëzve që do nxjerrim rregullin për maskat, por mund t’i anulojmë më vonë, siç anuloi edhe gjobat e vura në karantinë. Kjo është një masë pa asnjë lloj logjike, ndaj dhe do të haset rezistenca e njerëzve. Nuk mund të bëhet kjo me polici apo me gjoba. Ne jemi mësuar me këtë qeveri, ngrihet i pari i vendit në mëngjes, bën një VKM dhe kaq. Patjetër që nuk do të zbatohet, jam i sigurt, ashtu siç nuk u zbatua karantina. Masat shtrënguese në karantinë u implementuan brenda Unazës së Vogël, jashtë saj, nëpër lagje, nuk kishte karantinë, as policë rrugëve që të mbikëqyrte. Po flasim për Tiranën, s’po flasim fare se çfarë bëhet në qytetet e tjera. Nuk e mban dot shtetin në karantinë me dhunë. Mund të nxjerrësh ca ushtarakë me pushkë për të bërë foto, por nuk e mban dot karantinën. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me maskat, sepse njerëzve po iu sillet një rregull, që nuk e kuptojnë”, u shpreh mjeku.

Koni vuri theksin edhe tek disa detaje të tjera që dalin pas vendimit për mbajtjen e detyrueshme të maskës, si për shembull në rastet kur del në park i vetëm, apo mbi të gjitha tek personat që nuk kanë mundësi ta mbajnë maskën për shkak të kostos, dhe sa herë në ditë duhet të ndërrohet maska.

“Po sikur maskat ti mbajmë 24 orë? Patjetër që ky debat nuk hapet thjesht për njerëzit, por edhe për ata të fushës, secili nga ne do shprehte idenë, a ka kuptim t’i mbajmë 24 orë. Edhe nëse ka kuptim nga ana shkencore a mund ta realizojmë ne këtë? Jetojmë në një vend ku gjysma e shqiptarëve jetojnë me 1 usd në ditë, si mundet? Me maska me beze që i bëjmë në shtëpi që nuk kanë efekt fare? Do na i subvencionojë qeveria? E treta sa maska duhet të ndërroj unë në ditë? Se dhe kjo ka rëndësi pasi shohim njerëz që i mbajnë maskat te brryli dhe herë pas herë e heqin e vendosin. Më fal po cfarë vlere ka ajo maskë? Thjesht për sy e faqe për të thënë që e plotësova rregullin e shtetit për të vënë maskë?

Bota maskat i subvencionon, nuk është kaq strikte, dua të dal nga parku për shëtitje, jam i vetëm, për çfarë e dua maskën? Kë do infektoj unë, zogjtë e pyllit?

E dyta, virusin e kam kaluar, për çfarë duhet ta mbaj unë maskën? “

Deklarata e tij u bë në një lidhje me “Skype” në News24.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!