MENU
klinika

Diplomacia po

Nagorno-Karabakh/ Lufta nuk është zgjidhje

20.10.2020 - 16:21

Pavarësisht nga një armëpushim i vitit 1994 dhe 28 vjet përpjekjesh diplomatike të drejtuara Grupi i Minskut (OSCE), nuk është gjetur një zgjidhje për Nagorno-Karabakun duke irrituar palët në konflikt dhe ndërmjetësuesit.

Procesi i pazgjidhur i paqes, i shoqëruar me zhvillime të mëdha politike, të tilla si pasojat e pandemisë, zgjedhjet e ardhshme amerikane, kriza Bjelloruse dhe Brexit, kanë shpërqendruar vendet që udhëheqin negociatat. Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Franca, vendosën bazat për një shpërthim tragjik të luftimeve më 27 shtator.

Përplasja aktuale ka sjellë luftimet më të këqija në rajon që nga viti 1994 dhe tashmë ka shkaktuar një numër të lartë vdekjesh ushtarake dhe në civilë.

Numërohen të paktën 1000 jetë të humbura dhe janë zhvendosur dhjetëra mijëra civilë. Sulmet e artilerisë, raketave, dhe dronëve po shkaktojnë dëme të papara përgjatë të dy anëve të vijës së frontit dhe përmasat nuk dihen ende plotësisht.

Më 10 tetor, Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, ndërmjetësoi një “armëpushim humanitar” për të lënë të dy palët të shkëmbejnë robërit e luftës dhe të marrin të vdekurit, por gjithka përfundoi ditën që nisi. Një përpjekje e dytë më 18 tetor mund të ketë të njëjtin fat.

Sot, Armenia dhe Azerbajxhani janë në fije të një degradimi të luftimeve të cilat do të gjenerojnë vuajtje edhe më të mëdha njerëzore dhe rrezikojnë të nxisin përfshirjen ushtarake të fuqive të jashtme.

Rusia ka një pakt të përbashkët të mbrojtjes me Armeninë dhe Turqia është një aleate e ngushtë e Azerbajxhanit. Një hap i gabuar ushtarak, mund të ketë pasoja që shtrihen përtej Kaukazit. Ndërsa një përplasje e madhe midis Rusisë dhe Turqisë nuk ka gjasa të ndodhë, kjo rrjetë e ndërlikuar e marrëdhënieve ngre shqetësime se një luftë ndërmjetëse mund të shfaqet (si në Siri) ku rivalitetet Rusi-Turqi luajnë në këtë cep të Evropës në dëm të të gjithëve.

Ajo që ka ndryshuar në raundin aktual të luftimeve është se Azerbajxhani me mbështetje të fortë nga Turqia ka vepruar drejt një zgjidhje ushtarake, duke iu rezistuar thirrjeve për t’i dhënë fund armiqësive dhe të kthehet në tryezën e negociatave.

Qëllimi i shprehur hapur i mbrojtjes së saj aktuale ushtarake është të rimarrë të gjitha tokat që Azerbajxhani humbi ndaj armenëve etnikë në vitet 1990.

Presidenti, Ilham Aliyev vendosi gjithashtu një parakusht për rivendosjen e një armëpushimi të përgjithshëm: Një kalendar kohor që armenët të tërheqin plotësisht forcat e tyre ushtarake nga Nagorno-Karabaku dhe të gjitha territoret përreth.

Presidenti Aliyev duhet ta dijë që veprimi ushtarak, megjithëse politikisht i favorshëm për një plan afatshkurtër, nuk do mundësojë një tërheqjeje të forcave armene, e lëre më të sigurojë paqe.

Është kuptuar që nga fillimi i negociatave që tërheqja e forcave nga Nagorno-Karabaku nuk mund të vijë në mungesë të negociatave për sigurinë dhe mbrojtjen e popullsisë vendase, pjesa më e madhe e së cilës është armene, si dhe marrëveshja e ndërsjellë në lidhje me përcaktimin e statusit të ardhshëm politik të rajonit.

Në këtë konflikt, të gjitha palët posedojnë ushtarë të guximshëm, popullsi patriotike dhe armatime moderne të mjaftueshme për të sjellë shkatërrim të madh dhe vuajtje njerëzore.

Rruga drejt paqes për këtë rajon qëndron në diplomaci. Të flasësh, të mos luftosh, ofron mundësinë e vetme reale për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme.

Kërkohen tre përbërës të veçantë për të arritur paqe midis armenëve dhe azerbajxhanasve: Një gatishmëri nga ana e udhëheqësve të tyre për të punuar së bashku drejt një zgjidhje kompromisi, mbështetje ndërkombëtare në zhvillimin e një zgjidhjeje të tillë dhe zbatimin e saj përfundimtar, dhe përgatitjen e popullatës për të përqafuar këtë lloj akomodimi. Nuk është për t’u habitur, që bashkimi i tre elementëve është një sfidë e frikshme.

Të paktën dy herë nën ndërmjetësimit e Grupit të Minskut, në mes të viteve 1990 dhe përsëri në 1999-2001, Armenia dhe Azerbajxhani iu afruan zgjidhjeve politike që kishin potencialin për të sjellë paqe.

Elementi thelbësor në këto raste është se udhëheqësit duhet të pranojnë se duhet një kompromis i mirëfilltë i cili do të përfshinte tolerime të dhimbshme politike nga të gjitha palët për të arritur paqen dhe një gatishmëri për të negociuar mbi këtë bazë.

Përpjekjet e tyre do të pasohen nga mbështetja e fortë e tre vendeve bashkë-kryesuese të Grupit Minsk, plus kombet e tjera të interesuara dhe institucionet ndërkombëtare.

Një element që pengoi këto zgjidhje ishte se udhëheqësit nuk kishin përgatitur qeveritë dhe popullatat e tyre për të përqafuar një zgjidhje kompromisi.

Ndërsa liderët azero-armenë kanë qënë të gatshëm të arrrijnë marrëveshje të habitshme dhe serioze në privat, në deklaratat e tyre publike të gjithë kanë tntuar të largohen nga pozicionet në favor të dy palëve.

OJQ-të ndërkombëtare për ndërtimin e paqes, duke punuar me studentë, gazetarë dhe popullsi lokale kanë kuptuar se egziston një lodhje nga konflikti dhe një gadishmëri të përgjithshme për të folur për paqen. Shoqëria civile mund të luajë një rol të paçmuar këtu duke promovuar dialogun që mundëson mirëkuptim mes palëve.

Palët në konflikt kanë dëshmuar gatishmërinë për luftë për të përiftuar më shumë territore duke shkaktuar edhe shumë viktima. Njësoj si në luftën katër-ditore në 2016 ashtu edhe në angazhimet e fundit ushtarake.

Ata tani duhet të ndërmarrin hapa për të rivendosur një armëpushim të qëndrueshëm dhe për t’u kthyer në diplomaci pa kushte. Mes kësaj tragjedie ka pasur një shenjë inkurajuese. Kryeministri armen, Nikoll Pashinyan, deklaroi se

Konfliktet duhet të zgjidhen në bazë të koncesioneve reciproke dhe deklaroi që Nagorno-Karabakh është i gatshëm dhe po ashtu edhe Armenia është gati të pasqyrojë koncesionet që Azerbajxhani do bëjë. Nëse presidenti, Aliyev ka ende të njëjtin opinion kjo mund të jetë edhe baze për një dialog.

Zgjidhja e mosmarrëveshjes mbi Nagorno-Karabakun nuk do të jetë një arritje e lehtë. Do të kërkojë nga udhëheqësit armenë dhe azerbajxhanas guximin politik për t’i dhënë fund armiqësive, për t’u zotuar në negociata kuptimplota, me përfitim të ndërsjellë dhe për t’i bindur popujt e tyre se kjo qasje mund të sigurojë paqen që meritojnë kaq shumë.

Përkthyer dhe përshtatur nga: Carey Cavanaugh, Aljazeera/ F.H, konica.al